Page 44 - Demo
P. 44
ndihen si gjurmë e nënshtresë në Ciklin e Kreshnikëve. Kujtojmë këtu rrëmbimin e Tanushës (vajzës së bukur të krajlit) nga Halili, që të sjell ndër mend motivin e rrëmbimit të Helenës tek Iliada. Rrëmbimet (e grave, të kuajve) ndeshen shpesh në rapsoditë e ciklit. Si shkak i rrëmbimeve dhe i plaçkitjeve jepet cenimi i nderit vetjak dhe i familjes së kreshnikut, por në shumë raste këto rrëmbime e grabitje kryhen për mburrje e për të treguar epërsi ndaj tjetrit (rapsodia “Zuku bajraktar”). Rrëmbimet shpesh janë arsyeja e dueleve ose e bejlegëve. Ato kryhen nga të dyja palët, si nga shkitë, të cilët rrëmbejnë vajzat dhe gratë e Jutbinës, ashtu edhe nga kreshnikët e Jutbinës, të cilët rrëmbejnë vajzat dhe gratë e Krajlisë. Rrëmbimet zakonisht kryhen natën dhe, pothuajse gjithmonë, rrëmbyesi përdor një mashtrim apo ndonjë mënyrë tjetër për ta çorientuar vashën që do të rrëmbejë. Rrëmbimi i çikave është ideali i kreshnikut, sepse konsiderohet si një nga trimëritë më të mëdha. Trimi, po të vijë rasti, rrëmben disa vasha në të njëjtën kohë; dy edhe tridhjetë vasha, vashën vetë dhe shoqet e saj. Trim i tillë është Halili. Ai rrëmben Jankën e Bardhë, Tanushën – të bijën e krajlit, dy bijat e Behurit, shoqen e Rushës, nusen e re të Alisë e me këtë rast bahen darsëm e domane.Halili zihet rob e dënohet me vdekje nga krajli. Por në këngën para ekzekutimit, ai nis një komunikim me diellin, me zanat e orët e malit dhe zogjtë ia përcjellin sakaq lajmin Mujit, i cili, me forcën e tij legjendare, ul malet e bën të tërhiqet deti dhe i gjendet afër të vëllait për ta shpëtuar nga thonjtë e vdekjes. Mitologjia në eposin shqiptarMitologjia përbën thelbin e eposit shqiptar. Shtresa mitologjike është një nga shtresat më të vjetra të trashëgimisë epike shqiptare. Në mitologjinë e eposit shqiptar ndërthuren kategoritë më të përgjithshme të dijes, të përfytyrimit, të fantazisë dhe ndjesive njerëzore, botëkuptimi, filozofia e jetës, arti, trashëgimi i përvojës dhe i shprehisë krijuese nga njëri brez në tjetrin. Eposi shqiptar është dëshmi e fortë e një kulture të lashtë autoktone dhe komplekse, ku shfaqen mite dhe kulte kryesisht pagane. Çeta e kreshnikëve shqiptarë, ajo e tridhjet’ agëve t’Jutbinës, e merr fuqinë nga mitet dhe në epos bën jetë heroike, deri kur vjen koha për t’u larguar e për t’u mbyllur në nëntokën e thellë, sepse koha dhe hapësira nuk i nxë më. Figurat mitologjike në epos konsiderohen si trashëgimi pagane e botës ilire. Në këtë grup bëjnë pjesë yjet dhe hëna që bëhen dorëzanë të heronjve kreshnikë; zanat dhe orët që u japin kreshnikëve fuqi mbinjerëzore; hyjnitë mbrojtëse të bjeshkëve, pyjeve dhe fateve njerëzore dhe vetë natyra me energjinë e saj çudibërëse.Zanat janë figurat qendrore të mitologjisë shqiptare. Ajo paraqitet me pamjen e një gruaje të re a të një vajze me bukuri të përkryer, e veshur me rroba nusërie tradicionale vendase të krahinës përkatëse. Rapsodia që paraqet takimin e parë të Mujit me zanat, të cilat i japin fuqinë atij, hap artistikisht Ciklin e Kreshnikëve dhe mund të quhet rapsodia e shugurimit të këtij kreshniku si luftëtar bëmash të mëdha. Zanat e marrin forcën nga tri dhi të egra, të cilat kanë, sipas disa varianteve, nga një pëllumb në bark ose kanë brirë me tipare të veçanta “të arta”. Në aspektin konvencional zanat ruajnë tri faza: egërsinë, aleancën dhe nënshtrimin ndaj njeriut. Me zanat, lidhen edhe qenie Formulat që përdoren në Ciklin e KreshnikëvePër të dalë në bejlegka ardh’ dita me u preka ardh’ dita me dalë në mejdanka ardh’ dita me lypë mejdan Për rrëmbimin e vashaveçikën me xanë;çikën me marrë; 42

