Page 45 - Demo
P. 45
të tjera mitologjike, si orët që marrin edhe emrat: shtojzovallet - (shtoi Zot vallet) ose të lumet. Në epos, çdo hero ka orën e vet. Orët i ndihmojnë shpesh kreshnikët në çaste kritike dhe u vijnë në ndihmë atyre për të vrarë kundërshtarët. Në Ciklin e Kreshnikëve, dielli e hëna marrin pjesë aktive në drejtimin e ngjarjeve. Bjeshkët e diellit janë vendet ku veprojnë kreshnikët. Në martesën e Halilit, dielli e hëna bashkë me orët, zanat e zogjtë e malit, ndihmojnë kreshnikun për të realizuar qëllimet e tij. Këndvështrime mbi Ciklin e KreshnikëveNë këto këngë ndihen gjurmë e mbishtresime edhe të kohëve më të reja, çka duket në llojet e armatimeve të përdorura, në emrat e personazheve, në veshjet e në orenditë e jetesës, të cilat duket se nuk lidhen aq me kohën e lashtë ku vendosen ngjarjet, sesa me kohët më të reja. Bartësit e kohëve më të reja të këtyre këngëve, sigurisht që kanë përfshirë në to përvoja dhe informacione të jetës së tyre, që lidhet me vetë natyrën e gjallë të folklorit, sa ruajtëse e konservuese, aq edhe e hapur ndaj prurjeve të reja.At Shtjefën Gjeçovi, me kontribut të shquar si etnograf, shkrimtar e arkeolog, mbledhësi dhe përgatitësi për botim i veprës madhore Kanuni i Lekë Dukagjinit, ishte ndër të parët që i kuptoi vlerat dhe rëndësinë e Ciklit të Kreshnikëve. Kjo vepër monumentale, e cila deri në atë kohë, për fat të mirë, vazhdonte të ruhej në kujtesën e malësorëve, ishte ende e fshehur për studiuesit dhe priste të zbulohej prej tyre. Falë mbledhjes, sistemimit e studimit të saj, sot ajo vepër është bërë pjesë e thesarit kulturor si dokument i vyer autentik, që dëshmon në shumë plane historinë e popullit shqiptar.“Autobiografia e popullit në vargje”Eposi i kreshnikëve është një varg poemash me një natyrë me të vërtetë alpine, me një diell të ftohtë, nën të cilin lëvizin si në një ethe tragjike personazhet e tij të çuditshme, pjella të vërteta të maleve shqiptare. Kulla të vetmuara, ku gdhijnë e ngrysin ditët e armëpushimeve heronjtë; marrëdhëniet midis vëllezërve, nuseve, kunatave, vëllamëve; tri zana që i afrohen kullës së kreshnikut në muzg për t’iu ankuar për fyerjet e dikujt; zjarret e alarmeve, që lajmërojnë rrezikun që po afrohet; nisja në luftë kundër armikut; marshimet, ndeshjet e egra në bjeshkë, dyluftimet e vetmuara, pas mbarimit të së cilave, toka mbetet djerrinë nga zhgërryerja e çizmeve; rrëmbimi i vajzave, i motrave, hakmarrjet, ndëshkimet, mizoritë e pabesisë; ndjekjet nëpër bjeshkë midis pamjeve madhështore të natyrës në dimër, karvane dasmorësh që lëvizin drejt dasmash të rrezikshme, krushq të ngrirë e të kthyer në gur nga zanat, sepse kanë bërë faj gjatë ecjes; kuaj të dehur me verë; kreshnikë të verbuar tradhtisht mbi kuaj gjithashtu të verbuar, që enden bjeshkëve si në ankth; qyqe që paralajmërojnë fatkeqësi; motra që kërkon rrugën e kthimit te vëllai i plagosur me anë të njollave të gjakut, por më kot, se shiu që bie ka fshirë shenjat; vise të fshehta ku banojnë qenie mitologjike; pasionet e tyre të përziera me ato të heronjve; kroje që skuqen sa herë që nënat e kreshnikëve lajnë ndërresat e bijve të kthyer nga marshimet; burgje të thella, vdekje, tradhti; varre të mënjanuara, shpërndarë nëpër gjithë këtë vend të shkretë; Bjeshkët e Namuna ku dergjen të shtatë bijtë e Mujit; mërzia e tyre e thellë në tokën e ngrirë; thirrja në dyluftim makabër e të vdekurit prej të gjallit, që i vërtitet rreth varrit me dyqind qenër; rënkimet e të vdekurit që poshtë dheut ngaqë s’ngrihet dot për t’u ndeshur me armikun; vajtime të madhërishme, mallkime ngjethëse me përmasa kozmike – shkurt, një aksion i ethshëm, që vazhdon qindra ditë apo qindra vjet, përbën materien poetike të këtij cikli... Ismail Kadare43

