Page 46 - Demo
P. 46
Romani i shek. XIX Romani i fillimshek XXIndividi ndjen dhimbje. Individi ndjen ankth, angështi.Individi përfshihet me vetëdije dhe i njeh shkaqet e dhimbjes.Individi ndjen siklet dhe është në gjendje sëmundjeje të vazhdueshme, të pacaktuar, në gjendje depresive, motivet e së cilës mbeten të panjohura.Idetë përshkruajnë raportet mes sendeve dhe janë shprehje të realitetitKonceptet “ndërtojnë realitetin”, nuk shprehin thelbin e sendeve, janë instrumente të përshtatshme për të fituar rezultate praktike.Tipare të këngëve të Eposit të Kreshnikëve- Këndohen në zonat veriore të Shqipërisë të shoqëruara me lahutë; - Janë këngë të gjata, të krijuara me dhjetërrokësh të bardhë; - Flasin për njerëz të dëgjuar; - Njerëzit dhe ngjarjet paraqiten të hiperbolizuara; - Paraqesin rregullat dhe zakonet e malësorëve; - Aty gërshetohen fantazia, mrekullitë dhe elementet përrallore;- Veprimet dhe mendimet përzihen me qenie përrallore, si: Zanat, Orët;- Prania e elementeve të jashtëzakonshme në ditë të jashtëzakonshme;- Dialogu ndërmjet personazheve;- Besimi në Zot;- Prania e përhershme e natyrës;- Koha e rrëfimit është e papërcaktuar;- Animizmi (shpirtëzimi i natyrës);- Antropomorfizmi (përfytyrimi i dukurive të natyrës si qenie njerëzore);- Figurat e përdorura janë: përsëritja, aliteracioni, anafora, epanastrofeja, formulat e gatshme, pyetjet retorike, hiperbolat, inversionet, epitetet. S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Si i njohim ndryshe këngët e Ciklit të Kreshnikëve? Cila këngë përfshihet në këtë cikël krahas atyre që kanë në qendër figurën e Mujit dhe të Halilit?2. Ç’lloj krijimesh janë këngët e Ciklit të Kreshnikëve? Përcaktoji për nga gjinia, mënyra e paraqitjes së ngjarjeve, personazheve, mjediseve etj. 3. A mund të flitet për një datë të saktë të krijimit të Eposit të Kreshnikëve? Kur mendohet se ka nisur të krijohet ai? 4. Cilat janë etapat historike nëpër të cilat ka ecur krijimi i këngëve që e përbëjnë atë?5. Rendit temat dhe motivet kryesore të këngëve të Ciklit të Kreshnikëve. 6. Veço me tituj disa nga këngët më të bukura të Ciklit.7. Për çfarë luftojnë kreshnikët? për _____________________ ; për _____________________ ; për _____________________. 8. Cilët janë personazhet kryesorë të Eposit? Si pozicionohen ata në brendësi të Ciklit? Përshkruani marrëdhëniet midis tyre.9. Ç’vend zënë personazhet femërore në Cikël? Cili është funksioni i tyre?10. Cilat janë formulat që përdoren prej kreshnikëve për rrëmbimin e vashave?11. Në ç’mjedis u krijuan dhe morën jetë këngët e Ciklit të Kreshnikëve? 44

