Page 47 - Demo
P. 47
Analizë përmes shembujve 12. Përshkrimi i Tanushës nga Halili, në këngën “Martesa e Halilt”, përbën një nga momentet lirike të këngës. Me ç’mjete stilistike realizohet portreti i Tanushës? Prej nga i merr rapsodi elementet krahasuese?Vetulla e saj ndrejt si fiskaja,shteku i ballit si shteku i malit,kur merr hana me prarue,syni i saj si kokrra e qershisë,e ka qerpikun si krahi dallndyshës,ftyra e saj si kuqet molla n’degë,hunda ndrejt si kalemi i Tushësgoja e vogël si lula qi shpërthen,dhamët e bardhë si gurzit e lumit,fill mbas shiut kur po shndritë dielli,qafa e saj si qafa e pllumit,shtati i saj si ‘i shtat çetinet,misht e dorës porsi rremi i shemshirit.Reflektim dhe vlerësim dijesh 13. Paraqitni me anë të një organizuesi grafik tiparet kryesore të Ciklit të Kreshnikëve. 14. Shpjegoni nëpërmjet informacionit të tekstit dhe vargjeve të këtij cikli se si shpaloset: bota e marrëdhënieve feudale në Shqipëri; filozofia e shqiptarit; psikologjia e shqiptarit.15. Cilat janë arsyet e dyluftimeve dhe konflikteve mes kreshnikëve dhe kundërshtarëve të tyre, dhe si i presin kreshnikët këto përballje?16. Krahaso figurën e Mujit dhe të Halilit për të gjetur pika takimi, por dhe të veçanta mes tyre. Çfarë përfaqëson secili prej tyre? 17. Cili është roli i figurave mitologjike në këngët e Ciklit? Ç’vend zënë ato në tërësinë e Cilklit? 18. Përse nëna e Mujit dhe e Halilit nuk na del kurrë me emër? Detyra dhe këshilla 19. A janë të ngjashëm heronjtë e Ciklit të Kreshnikëve me heronjtë e eposeve të tjera europiane? Argumentoni mendimin tuaj duke iu referuar këngëve të popujve të ndryshëm europianë që njihni dhe Ciklit tonë. Lahutarë malësorë MUJI HALILI45

