Page 49 - Demo
P. 49


                                    Amanet, o more bir,Del nji herë ksi burgut t’errët.Fol me nanën qi t’ka rritë.S’m’ke lan kurr kaq shumë me pritë13Ka lshue hana rrezet n’pyllëKan shkrepë hyjzit nëpër qiellë,Pvesin diellin – a ke pa?Rrahit t’zi ndër kambë i kishe ra:– Ka qillue bjeshka e gjanëGjith ku t’dueni vend me xanë– Nuk po m’len nji ah me pa. ...Mor Omeri i nanës-oooA thue gjogun me t’a pru14,Del ndo’ i herë për me lodrue,Bjen ndër gurra me u freskueKërko majet bashk me zanaSe ty vorrin t’a ruen nanaMori i miri i nanës-ooo!drejtohet të birit herë me pyetje, herë me lutje, herë me habi.13 Kjo është pjesa më intime, më njerëzore e më prekëse e vajtimit.14 Dhembja merr trajtë tjetër. Para varrit nëna kujton çaste nga jeta e djalit e, sa më të bukura janë ato, aq më e thellë është vuajtja e zemrës së nënës.S T U D I M T E K S T I  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Ku bën pjesë kjo këngë? Përcakto llojin, gjininë e tekstit dhe tonet që e përshkojnë atë.2. Cili është konflikti që trajtohet në këngë?a) shqiptaro-sllav; b) greko-shqiptar; c) greko-trojan; ç) shqiptaro-turk. 3. Kush është Ajkuna? Me kë e identifikon rapsodi Ajkunën? Përse?4. Çfarë dini për Omerin? Në cilën moshë portretizohet djaloshi? Ç’lidhje ka Omeri me Mujin? 5. Duke u ndalur në vargjet e kësaj kënge tregoni me fjalët tuaja ndodhinë. 6. Ku zhvillohen ngjarjet? Analizë përmes shembujve 7. Cilat janë mjetet stilistike të përdorura në dy vargjet hyrëse të fragmentit? Tregoni funksionin e tyre.  Kan xan vend hyjt vajin për me e ndie, Kur ka dalë ndër Lugjet t’Verdha...8. Përse nëna mallkon hënën? Çfarë kuptojmë nga ky veprim? Identifikoni vargun që përmbledh faktin se jeta e nënës nuk ka vlerë pa të birin.  Atëhere hanën nana ka mallkue: - T’u shkimtë drita ty, o mori hanë Qi s’m’a çove at natë nji fjalë, N’Lugje t’Verdha shpejt me dalë Bashkë me hi n’nji vorr me djalë! 9. Në fragment bie në sy përdorimi i një elementi nga natyra, pema e ahut, pranë së cilës prehet Omeri. Përse theksohet mosha 300-vjeçare e tij? Çfarë dëshmojnë rremat në trungun e ahut? Kur ka shkue te vorri i djalit Ka pa ahin treqind vjeç. Ahi ishte rrema-rrema47
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53