Page 50 - Demo
P. 50


                                    10. Përse rapsodi thotë: Nja ma t’bukrin mbi vorr qi p’e shtri. 11. Një vend të rëndësishëm në zbulimin e dhimbjes së nënës luan natyra me elementet e saj. Me cilat mjete stilistike autori i shkrin gjendjen e Ajkunës dhe mjedisit përreth? Kan lan kangën zogjt e malit, Kan lan kangën me vështrue! Fjala dhe përdorimi i saj 12. Dalloni në fragmentin e dhënë, llojin e vargut dhe të rimës. Me ç’mjete të tjera gjuhësore e stilistike krijohet ritmi dhe muzikaliteti në vargje?12. Nënvizoni në tekst detaje të cilat zbulojnë gjendjen shpirtërore të Ajkunës. Me ç’mjete stilistike shprehet dhimbja e nënës për djalin e vrarë? 13. Identifiko në tekst një shprehje të fjalës varr që përdor nëna kur dialogon me të birin e saj të rënë në bejleg?14. Në tabelën e mëposhtme shkruani figurat letrare kryesore (karakteristike për “Ciklin e kreshnikëve”) të përdorura në tekst si dhe shpjegoni funksionin e përdorimit të tyre.Figurat letrare Shembuj ilustrues Funksioni Reflektim mbi kuptimin 15. Shpjegoni funksionin e pjesëmarrjes dhe personifikimit të elementeve të natyrës. 16. Zbuloni në tekst elemente të folklorit dhe detaje të cilat ndihmojnë në dhënien e jetës zakonore të kohës së kreshnikëve. 17. Shpjego rolin e dialogut të nënës me të birin e vdekur.18. Vajtimi i Ajkunës nuk është thjesht vaj, por një qëndrim stoik i saj kundrejt heroizmit të pashoq të të birit shtatëvjeçar. Ku duket kjo në fragmentin e dhënë?19. Paraqiteni, me anë të katër mbiemrave, atmosferën që karakterizon këngën.a) ______________ b) ________________ c) ______________ d) ____________________20. Në vargjet e fundit të këngës, nëna kujton birin e saj kur ai ishte gjallë dhe veprimet që ai kryente. Formuloni me fjalë disa prej tyre dhe shpjegoni përse është vënë theksi tek ato.  Mor Omeri i nanës-ooo A thue gjogun me t’a pru, Del ndo’ i herë për me lodrue, Bjen ndër gurra me u freskue Kërko majet bashk me zana Se ty vorrin t’a ruen nana Mori i miri i nanës-ooo!Detyra dhe këshilla 21. Duke u ndalur në vargjet e këngës “Ajkuna qan Omerin”, portretizoni me fjalët tuaja Ajkunën, Mujin dhe Omerin. 48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54