Page 51 - Demo
P. 51


                                    FRAGMENT Kënga e Gjergj Elez Alisë është një nga këngët më të bukura të Ciklit të Kreshnikëve, që shërben edhe si këngë hyrëse e këtij cikli. Megjithëse cikli është ndërtuar mbi historinë e dy vëllezërve, Mujit e Halilit dhe të 30 shokëve të tyre, të cilët janë vazhdimisht të vendosur në gjendje pritjeje të përhershme lufte për trojet e tyre, herë pas here në të futen edhe këngë të tjera, që nuk kanë lidhje me paraardhësen. Ky cikël i ngjan një poeme të madhe, ku secila këngë i shërben së tërës, por mund të merret edhe si krijim më vete.Në këngën e mëposhtme, gjejmë momente historike të një pushtimi të egër, kur popullit i duhej një udhëheqës i zoti, si Gjergj Elez Alia. Në njërën nga pjesët paraqitet situata e Gjergjit, personazhit të kësaj kënge, dhe arsyeja pse lind konflikti midis tij dhe bajlozit. Dyluftimi është pika kulmore, e cila zgjidhet me vdekjen e kundërshtarit. Në këngën e dytë jepen momentet e fundit të jetës së heroit dhe përjetimi pas vdekjes së tij. Jehona e trimërisë së Gjergj Elez Alisë vjen deri në ditët tona.Gjergj Elez AliaTrim mbi trima aj Gjergj Elez Alija,qe nandë vjet nandë varra1 n’shtat m’i kaVeç nji motër natë e ditë te kryetia lanë varrat me ujt e gurrs’2 nandë vjeçe,5 ia lanë varrat me ata lott’ e syve,ia ter3 gjakun me ata flokt’ e ballit;shtatin vllaut ia shtërgon n’ruba4 t’nanës8 n’petka5 t’babës trupin ia hijeshon...13 ...a dalë zani6 e paska marrun dhenë7,se ‘i baloz8 i zi a’dalë prej detit.15 Trim i prapt’ e belagji9 që ish kanë,ia ka qitun10 dheut nji rreng11 të randë:tim për tim12-o ka nji dash të pjekuntim për tim-o kah nji vashë m’ia djergun13,ditë për ditë kah nji kreshnik me premun,20 javë për javë kah nji krahinë me djegun.Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhë, me lot faqet trimit m’iu kanë mbushë:23 erzi14 i shpisë qysh lshohet n’dorë15 t’balozit?....1 varrë – plagë.2 gurrë – këtu: burim. 3 ter – thaj.4 ruba – shami (zakonisht e zezë); shami e madhe koke. 5 petka – rroba.6 a dalë zani – përflitet.7 paska marrun dhenë – është përhapur gjithkund.8 bajloz – figurë mitologjike shqiptare, që përfytyrohej si vigan që vinte nga deti e sillte veç të këqija.9 belagji – që kërkon bela; ngatërrestar.10 qet – nxjerr.11 i qet rreng – u ka vënë njerëzve një kusht të rëndë.12 tim për tim – shtëpi për shtëpi.13 m’ia djergun – t’i zbresin, t’i çojnë, t’i shpien.Legjenda e Gjergj Elez Alisë, Gazmend Leka49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55