Page 53 - Demo
P. 53
160 Falë u kofshin tanë paret e mija,E u koftë falë krejt malli e gjaja e shpisë,- amanet motra e Gjergj Elez Alisë!”Edhe shtatit trim i paska dhanunMotërzezën ngrykas kesh me u marrun48,165 Të dy zemrat priherë po janë ndalun!Gjamë49 të madhe shokët qi kanë ba,Po ia cilin një vorr t’bukur t’gjanë,Vlla e motër ngrykas për me i xanë.E i muranë50 t’bukur e kanë mbarue,170 Vlla e motër kurr mos me u harrue.E’i murana të bukur e kanë mbarue.Vlla e motër kurr mos me u harrue.E i bli t’bukur qi m’ia vndajnë51 tu kryet,Zogu i verës gjithmonë me pushue.175 Kur ka nisun mali me u dushkue,52A ndalë qyqja n’muranë t’vorrit t’ri!Ka gjetë blinin të tanë degash tha.Ka flurue53 përmbi’ i Saraj të zi,Ka gjetë kulmin54 të tanë shembë përdhe.180 M’nji prezor55 si m’paska hypëKa përbe56 shtegtarin kah po shkon:“Amanet, more shtegtari i malit,N’kofsh tuj kndue ksajt,57 kajkën58 për me e pushueN’kofsh tu’ kajtë59 ksajt, gjamën për me e xanë!60185 Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshëKah verova gjithkund vrri61 e n’vrri.Kah mjerova62 gjithkund shpi e n’shpi,Kërkund s’ndesha n’Gjergj Elez Ali!”Visaret e Kombit, Vëllimi 2S T U D I M T E K S T I 48 marr ngrykas – përqafoj.49 gjamë – ritual vajtimi në malësitë e Veriut që bëhej nga burrat për të vdekurit burra, duke rrahur gjoksin me grushte dhe duke çjerrë fytyrën.50 muranë – grumbull gurësh në vendin ku është vrarë a varrosur një njeri. 51 vndajnë – ndajnë.52 dushkohet – lëshon, mbulohet me gjethe të reja, gjethon.53 flurue – fluturuar.54 kulmi – këtu: shtëpinë.55 prezor – dritare.56 përbe – i lutem shumë dikujt për diçka, me be e rrufe, e lidh me be.57 ksajt – kësaj ane, këtej.58 kajkë – këngë.59 kajt – qaj.60 xa gjam – filloj të vajtoj me zë të lartë.61 vrri – vërri, vend i ulët që nuk e zë era, vend i ngrohtë.62 mjerohem – këtu: vajtoj për hallet e mia. Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Cila është mënyra e dhënies së subjektit në këtë fragment?a) Shmangia nga ngjarjet e parëndësishme.b) Mungesa e figuracionit.c) Dhënia e vetëm një motivi kryesor.d) Dhënia e çdo elementi të subjektit.2. Vargu i parë i këngës është hyrës, tregues, parashikues apo përshkrues?3. Për çfarë lufton personazhi kryesor i kësaj kënge? Kujt i drejtohet ai në këtë këngë?4. Çfarë vlerëson këngëtari popullor me shprehjen: Trim mbi trima aj Gjergj Elez Alija?5. Ku bazohet krijimtaria e mësipërme në rrëfim apo në përshkrim?6. Cili është detaji numerik që haset më shpesh në këngë?7. Në këtë fragment përshkruhen dy stinë. Cilat janë ato dhe si lidhet paraqitja e tyre me dy ngjarjet kryesore të fragmentit?51

