Page 54 - Demo
P. 54
Analizë përmes shembujve 8. Çfarë nënkupton vargu: Ka gjetë kulmin të tanë shembë përdhe? Shpjegoni kuptimin me fjalët tuaja. 9. Cila është arsyeja që Gjergji u drejtohet shokëve? 10. Përballë njëri-tjetrit janë vënë dy figura në ekstremin e tyre. Çfarë përfaqëson secili prej tyre, cili është qëllimi i luftës që bëjnë dhe me ç’mjete e realizojnë?11. Analizoni thënien e shkrimtarit Ismail Kadare mbi eposin, sipas të cilit, aty gjejmë njerëz të jashtëzakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme. A konkretizohet kjo thënie te realizimi i figurës së Gjergjit?12. Figurat më të përhapura në epos janë hiperbolat dhe anaforat. Gjeni shembuj të këtyre figurave dhe shpjegoni funksionin e tyre. Reflektim dhe vlerësim dijesh 13. Gjeni elementet reale dhe fantastike të shkrira me njëri-tjetrin. Çfarë natyre i japin ato krijimit?14. Pse kënga e Gjergj Elez Alisë konsiderohet një himn i dashurisë për atdheun dhe familjen?15. Cila është pema karakteristike që vendoset në nderim të trimit? A është kjo, pjesë e gjithë mendësisë në krijimtarinë popullore? 16. Plotësoni dhe diskutoni rreth situatave të mëposhtme.Çfarë dinim më parë rreth Ciklit të Kreshnikëve?Çfarë mësuam deri më tani për Ciklin e Kreshnikëve?Çfarë duam të mësojmë më tej rreth Ciklit të Kreshnikëve? Fjala dhe përdorimi i saj 17. Cikli i Kreshnikëve është i mbushur me folje në mënyrën habitore. Gjeni disa të tilla dhe shpjegoni efektin që ato kanë në gjuhën poetike.18. Çfarë jepet në pjesën e fundit të fragmentit? Përshkruajeni me një fjali të përbërë kuptimin për të.19. Ç’lloj ligjërate është përdorur te vargu: Po ndigjoni, more shokt’ e mij? Shpjegoni funksionin e saj. Detyra dhe këshilla 20. Dëgjojeni eposin në variantin e kënduar me lahutë.21. Shkruani një ese me titull: Që të mbahesh mend për mirë, duhet të kryesh vepra të mira, tema e së cilës të mbështetet te personazhi i Gjergj Elez Alisë dhe te vargu i fundit i këngës: Kërkund s’ndesha n’Gjergj Elez Ali.S T U D I M T E K S T I 52

