Page 55 - Demo
P. 55


                                    PUNË ME SHKRIM PARAFRAZIMIParafrazimiNë klasat paraardhëse keni ndeshur shpesh në detyrën e kësaj natyre: Ktheni poezinë e mëposhtme në prozë. Një proces i tillë ka të bëjë me parafrazimin.Parafraza është një frazë e individit, ndërtuar mbi frazën e një personi tjetër. Në këtë kuptim, parafrazimi është një përshtatje fjalë pas fjale dhe kuptim pas kuptimi e tekstit që krijohet kundrejt atij të origjinës.Përse bëhet parafrazimi?Parafrazimi është një proces gjatë të cilit ndërtohet një tekst tjetër mbi tekstin e dhënë, me synimin për ta bërë atë më të thjeshtë, më të kuptueshëm, më të qartë, për ta mbajtur mend më mirë dhe për ta përcjellë më lehtë te të tjerët.Për shembull, mësuesit e letërsisë parafrazojnë shumë, sepse letërsia dhe autorët janë burime të mira për këtë akt krijimi.Karakteristika të parafrazimitParafrazimi gjen përdorim në komunikimin me gojë dhe me shkrim.Parafraza është ndryshim, por në të njëjtën kohë dhe përshtatje. Ajo konceptohet saktë, nëse njihet mirë natyra e tekstit. Në parafrazim lidhja që krijohet midis parafrazuesit dhe tekstit është e tillë, sa ky i fundit duket sa pjesë e shkruesit, aq edhe e vetë autorit burues. Parafrazimi e ndryshon mënyrën si thuhet e përcillet një tekst, por kurrsesi kuptimin fillestar të tij. Ai është gjetje dhe mënyrë e re të shprehuri që mbështetet më shumë në objektivizëm, është besnik i përmbajtjes, por jo i pavarur prej saj.Çfarë ruhet nga teksti burimor në parafrazim?Gjatë parafrazimit teksti bazë rishkruhet, duke ruajtur: thelbin e tekstit, temën, idenë;rendin, qëllimin e tekstit;lidhjet në tekst, marrëdhëniet midis elementeve të tekstit;kohët e foljeve, emërtimet e ndryshme, referimet dhe figurat letrare;vetën në të cilën tregon autori;rregullsinë e sintaksës;tërësinë e tekstit etj.Çfarë ndryshon nga teksti burimor në parafrazim?Gjatë parafrazimit teksti bazë rishkruhet, duke:zëvendësuar fjalë të caktuara me sinonime ose shprehje më të thjeshta e më të kuptueshme (fjalët dialektore, të huaja etj.);përshtatur shprehjet frazeologjike, fjalët e urta etj.;shkurtuar shpjegimet, analizat, shembujt;zvogëluar shkallën e vështirësisë së dhënies së mesazhit;ndërtuar sintaksën me fjali më të thjeshta, më të shkurtra dhe më të drejtpërdrejta;thjeshtuar përfytyrimet si pjesë e teksteve letrare;kthyer ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë etj.Çdo tekst letrar apo joletrar mund të parafrazohet.Parafraza është një formë përmbledhjeje.53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59