Page 57 - Demo
P. 57
v1. Ngjarjet e poemës ndodhin në vitin 1300 (viti i Jubileut) kur poeti ishte 35 vjeç. Nëse jeta e njeriut i ngjan një udhëtimi që zgjat mesatarisht 70 vjet, Dante kishte mbërritur në mes të udhëtimit të tij. Në fakt, ai vdiq shumë më i ri (56 vjeç). 2. Pylli i errët përfaqëson vesin dhe paditurinë njerëzore. 3. Sepse në mënyrë të pavetëdijshme kishte humbur rrugën e duhur. 4.Mbiemrat e përdorur nga poeti shprehin tundimet dhe veset që pështjellojnë njerëzimin, si dhe vështirësinë e përshkrimit dhe të përjetimit të çasteve të kalimit nëpër atë pyll të egër, të ashpër, të frikshëm. 5. Vdekja është paksa më e hidhur se mëkati. 6. Për të shpjeguar si shpëtoi nga pylli (nga veset) do të tregojë ato që ka parë gjatë udhëtimit. 7. Nuk di të shpjegojë fillimin e gabimit, sepse në momentin e largimit nga rruga e duhur ishte si në gjumë, i paaftë të arsyetonte për mëkatet që po bënte. 8. Por kur arriti rrëzë kodrës (simbol i jetës së virtytshme). 9. Aty ku përfundonte lugina (që e kishte frikësuar: pendimi dhe tmerri e trazojnë zemrën, nuk e lënë në paqe). 10. Vështroi lart dhe pa se si kodrina ndriçohej e gjitha nga rrezet e diellit që e udhëheqin njeriun në rrugën e drejtë. Dielli, i konsideruar planet nga shkenca e kohës, simbol i dritës hyjnore, e udhëheq njeriun drejt së mirës.Në këngën e parë të Komedisë Hyjnore, Dante tregon se në gjysmën e jetës së tij, ai kupton se ka humbur në një pyll të errët. Pasi del nga pylli, e sheh veten rrëzë një kodre. Përshkon me zor një bregore dhe fillon t’i ngjitet një të përpjete. Tri kafshë i dalin përpara njëra pas tjetrës dhe i pengojnë rrugën. Në momentin kur është gati të futet sërish në pyll, i del përpara një hije, Virgjili, poeti i antikitetit (simbol i urtësisë dhe i përvojës jetësore), i cili e lajmëron për ardhjen e një langoi dhe e fton që, nëse do që t’i shpëtojë rrezikut, ta ndjekë nëpër Ferr e Purgator. Nëse dëshiron mund të shkojë edhe në Parajsë, me një udhërrëfyes tjetër. Dante pranon dhe nisen së bashku. Parafraza 1 Parafraza 21. Në parafrazimin e proverbave tregoni se çfarë është ruajtur dhe çfarë jo gjatë këtij procesi.2. Çfarë ndodh gjatë kthimit të vargjeve të Dantes në prozë?3. Ktheni në prozë poezinë Trioleta të Lasgush Poradecit.4. Diskutoni si e fiton origjinalitetin teksti që parafrazohet.Provoni vetenKtheni në prozë vargjet nga portreti i Tanushës, duke shmangur karakterin e tyre subjektiv.Gja ma tmirë s’shef njeri nën ket deill!Vetulla e saj ndrejt si fiskaja;Shteku i ballit, si shteku i malit,Syni i saj, si kokrra e qershis;E ka qerpikun, si krahu i dallëndyshes...Reflektim dhe detyra55

