Page 60 - Demo
P. 60
KULTURA E ANTIKITETITAntikiteti greko-romak Periudha jonike Kjo periudhë përfaqësohet nga Homeri (Iliada, Odisea) dhe Hesiodi me poemat didaskalike (Punët dhe ditët, Teogonia, Katalogu i grave). Poemat epike të Homerit janë të veshura me mitin, legjendën, fantastiken. Në to ulen perënditë dhe ngrihen njerëzit, forcohen detajet dhe hollësitë për të rritur dramacitetin. Tek Odisea, aventura e udhëtimit dhe deti zbutin frymën heroike, ndaj kjo vepër duket si një pararoman aventuror, ku Grekët dikur e quanin veten “helenë” dhe jetonin të organizuar në fise, që komunikonin në dialektet e tyre përkatëse. Fiset më të njohura qenë: jonët, eolët dhe dorët. Kulturën e trashëguar prej tyre qytetërimi europian e njohu me termin “Letërsi antike greke”, edhe pse emërtimi “grek” mendohet të jetë i lidhur vetëm me emrin e një fisi helen (Graecus) të vendosur në gadishullin italik (shek. VIII p.e.r). Shpërndarja e fiseve nëpër ishuj pati një rol të veçantë në zhvillimin e artit e të letërsisë, pasi u zhvilluan poliset (qytetet), urat komunikuese përmes detit me kultura të tjera (orientale), konkurset etj. Kjo letërsi ndikoi edhe në kultura të tjera, veçanërisht tek ajo romake. Pushtimi i Greqisë prej perandorisë romake krijoi shkëmbim artistik e kulturor mes vendeve. Dijetarë të njohur grekë, si Krateti, Diogjeni, Polibi etj., shkuan në Romë të mbanin leksione, ndërkaq letërsia greke i zbehu tiparet e saj identifikuese të dikurshme. Letërsitë që nisën me format e thjeshta të rrëfimit, si mitet, përrallat, fabulat, këngët rituale etj., u zhvilluan në forma të tjera krijuese. Nëse grekët u identifikuan në fabula me Ezopin, romakët patën Fedrin (Ujku dhe qengji, Dhelpra dhe korbi etj.). Letërsia romake pati edhe mitologjinë e saj, si një paralele të asaj helene. Si letërsia antike greke, ashtu edhe ajo romake kaluan në disa periudha zhvillimi dhe ndryshimi. Letërsisë së antikitetit grek i referohemi në katër faza kryesore.Pikturë me tematikë nga Teogonia e Hesiodit58

