Page 61 - Demo
P. 61
spikat zgjuarsia, krijimtaria e njeriut. Ndryshe nga veprat e Homerit, poemat diturake të Hesiodit e panë jetën nga një këndvështrim praktik. Ai i bëri himn punës dhe drejtësisë, u mor me këshilla praktike për jetën, bujqësinë dhe familjen. Te Teogonia ai flet për një sistem mitologjik, krijimin e botës nga Kaosi, ndërsa te Katalogu i gravemerret me legjendat për heroinat e shquara. Periudha klasike ose atike Emërtimi i kësaj periudhe vjen nga Athina (kryeqendra e Atikës) dhe lidhet me zhvillimin e lirikës, dramatikës, historisë dhe filozofisë. Lirika u zhvillua në atë korale dhe monodike dhe u përfaqësua nga Safo, Anakreonti, Simonidi etj. Ishte poezi me motive të thjeshta, p.sh., poezia e Safos identifikohet për motivet e dashurisë dhe të pasionit. Lirika korale lidhet me kultin dhe rite të ndryshme. Lirika romake pati pasion e vrull, por edhe trishtim e brengë, si te Katuli e Tibuli.Dramatika njohu tre tragjedianët e mëdhenj: Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin. Eskili (Persët, Të shtatë kundër Tebës, Lutëset, Prometeu i lidhur, trilogjia Orestia) himnizoi Aeropagun aristokratik, por diti të shpaloste edhe pikëpamjet e tij humaniste me figurën e Prometeut. Ai përdori një gjuhë të ngjeshur metaforike dhe ritmike. Sofokliu (Ajaksi, Antigona, Trakiniet, Edipi mbret, Elektra, Filokteti, Edipi në Kolonë) përqendrohet në fuqinë morale dhe mendore të njeriut, por thekson ndërkaq edhe kufizimin e tij se mbi dijen njerëzore është ajo hyjnore. Veprat e tij karakterizohen nga një gjuhë e rrjedhshme dhe dinamike në dialog. Euripidi (Alkesta, Medea, Hipoliti, Heraklidi, Hekuba, Andromaka, Lutëset, Elektra, Trojanet, Herakli, Elena, Ifigjenia në Tauridë, Joni, Oresti, Ifigjenia në Aulidë, Bakantet) i kthen mitet në objekt të analizës psikologjike dhe njerëzit i shfaq siç janë në jetë, edhe përmes thjeshtësisë gjuhësore, tipar që e lidh me dramaturgjinë e mëvonshme. Komedia u përfaqësua nga Aristofani, i cili e mpreh gjuhën satirike me subjekte politike dhe sociale (Në gosti, Retë, Kalorësit, Grerëzat, Lisistrata, Aharnianët, Gratë në parlament, Paqja, Bretkosat, Thesmoforiet, Zogjtë, Pluti).Historia u identifikua me Herodotin, (Muzat 9 libra), i cili parapëlqen të jetë i sinqertë dhe dyshues ndaj kallëzimeve të të tjerëve. Aristoteli për antikitetinNë veprën e tij të njohur Poetika, Aristoteli përkundër Platonit, çmon lart krijimtarinë e vërtetë artistike të kohës, sidomos të autorëve të mëdhenj të tragjedive greke (Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe shprehet se vlera e plotë e krijimtarisë artistike dramatike ka të bëjë me katarsisin, i cili pastron dhe fisnikëron shpirtin e shikuesit. Për të, arti që tregon çka mund të ketë ndodhur (që ka gjasë se ka ndodhur), është më i rëndësishëm se ai që tregon vetëm për atë që njëmend ka ndodhur. Safo Prometeu i lidhur59

