Page 62 - Demo
P. 62


                                    Filozofia shkëlqeu me Platonin (42 dialogët nga të cilët njihen: Kritoni, Fedoni, Fedi, Gostia, Protagora, Gorgia, Eutidemi, Timeu, Parmenidi, Republika) dhe me Aristotelin (Poetika, Mbi shpirtin, Retorika). Aristoteli shfaqet si studiues e mendimtar, duke zhvilluar idenë e studimit filozofik mbi gjithçka rrethuese.  Periudha helenistike E quajtur ndryshe edhe periudha aleksandrine (shek. IV-I p.e.r), kjo periudhë lidhet me ndikimin që pati përhapja e kulturës greke përmes pushtimeve të Aleksandrit drejt Azisë së Vogël. Kjo periudhë karakterizohet nga zhvillimi i prozës, novelës dhe romanit aventuror. Gjatë kësaj kohe mori jetë edhe filozofia e Epikurit, i cili kërkonte që njeriu të ngrihej mbi shqetësimet e të fitonte qetësinë shpirtërore. Edhe nga komedia e kësaj kohe u shqua Menandri (Arbitrazhi), ndërsa poezia pati Asklepiadin, i cili ndikoi te latinët Horac e Katul.Në qendër të pikturës është Ciceroni, në një nga aktivitetet e tij oratorike.Pikturë me tematikë nga Eneida e Virgjilit Periudha romake Kjo periudhë lidhet me kohën kur Greqia ra nën pushtimin romak (shek. I p.e.r. - shek. 5 p.e.r.). Në këtë kohë spikati në poezi Partheni, nxënës i të cilit do të bëhej Virgjili. Në prozë u shqua Plutarkume veprën Jetët paralele, e cila flet për historinë e Greqisë e të Romës në kulmet e tyre. Ai shkroi 50 biografi, të cilat u përkisnin këtyre dy vendeve (p.sh.: Aleksandrin dhe Jul Çezarin, Demostenine Ciceronin, etj.). Në këtë periudhë u shqua në shkrimet historike ndër të tjerë edhe Straboni(Shënime historike).E gjithë kjo letërsi greke që u zhvillua përmes këtyre individualiteteve, të cilët lëvruan gjini të ndryshme letrare dhe shkrime të natyrave të tjera informuese, 60
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66