Page 63 - Demo
P. 63


                                    Studim tekstindikoi në letërsinë romake, që ndjek thuajse të njëjtën rrugë. Letërsia romake njohu dy periudha kryesore, të cilat lidhen me republikën dhe perandorinë. Periudha “e artë” identifikohet me Ciceronin dhe Ovidin. Në periudhën augustiniane shquhen Virgjili, Horaci etj. Periudha perandorake identifikohet me filozofin Seneka (me dialogët e tij), si dhe me shumë të tjerë, deri në mbërritjen e mesjetës me tiparet e saj. Letërsia latine pati të njëjtat forma të zhvillimit letrar si ajo greke. Në tërësi, letërsia antike (greke dhe romake) frymëzoi fuqishëm letërsinë e mëvonshme botërore. Fundi i letërsisë antike greke konvencionalisht lidhet me ardhjen e Justinianit në fronin e Kostandinopojës, në vitin 527 p.e.r. Kultura greke nuk zhduket në mënyrë të menjëhershme, por kalon pothuajse pa një zgjidhje vazhdimësie në qytetërimin bizantin. 1. Ç’kuptojmë me termin letërsi antike greke? Cilat kushte ndikuan veçanërisht në zhvillimin e kësaj letërsie? 2. Tregoni format e para të rrëfimit, përpara zhvillimit të letërsisë së madhe greko-romake.3. Me cilët autorë përfaqësohet periudha joniane? Si ndërthuret epizmi i Homerit, aventura e Odisesë me tematikën praktike të veprave të Hesiodit?4. Identifikoni motivet kryesore dhe të larmishme të lirikës. Shpjegoni përdorimin dhe burimin e termit lirikë. Pse ky zhanër karakterizohej nga thjeshtësia dhe nga vetia e gërshetimit në rite? Gjeni poezi nga Safo, Anakreonti, Arkiloku dhe zbuloni përmes interpretimit e diskutimit rreth tyre, tematikat e thjeshta te lirikave.5. Cilët janë tragjedianët e mëdhenj të periudhës klasike? Diskutoni mbi risitë dhe kontributet emancipuese të veprave të tyre. 6. Mbi ç’lloj filozofie u organizua dhe u orientua letërsia në periudhën helenistike?7. Në çfarë formash u shkrua letërsia romake? Pse themi që ajo frymëzoi të gjitha letërsitë e mëvonshme?periudha klasike(Eskili, Sofokliu, Euripidi etj.)periudha aleksandrine(Menandri, Kalimahu etj.)periudha romake në letërsinë greke(Plutarku, Lukiani etj.)periudha jonike(Homeri)LETËRSIA ANTIKE GREKE61
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67