Page 65 - Demo
P. 65


                                    Studim teksti ANALIZË E VEPRËSPoemat homerike Burimi i veprave homerikeNë antikitet, sikurse edhe në kohët e sotme, letërsia greke nis me Iliadën dhe Odisenë.Sot njihet vetëm ekzistenca e këtyre dy kryeveprave kaq të plota dhe të përsosura, por jo rrugëtimi i tyre, i cili nis me përpjekjet e para për t’u dhënë shprehje poetike ngjarjeve dhe botës së brendshme të njeriut, e përmbyllet me cilësinë e tyre të lartë artistike. Në fakt, poemat që i quajmë “homerike”, janë fryt i këtij zbulimi të fjalës poetike si vlerë autonome dhe absolute, çka e dalloi qytetërimin helen që në fillesat e tij. Poemat homerike mbështeten në mitologjinë greke.Brenda këtyre poemave gjenden treguesit e një tradite dhe veprimtarie në drejtim të poezisë, që dëshmojnë praninë e saj në shoqërinë që ato paraqesin. Kështu, tek Odiseashohim rapsodët (ose aedët) Demodok dhe Femi të këndojnë ngjarjet e luftës së Trojës në oborrin mbretëror të Itakës dhe në atë të Feakasve, që dokumentojnë vetëdijen e këtij fenomeni artistik. Lënda e poemave homerike është kujtimi i një të kaluare të lavdishme, pak a shumë të largët. Ajo paraqitej kryesisht në oborrin mbretëror në rastet e banketeve. Struktura e poemaveTë dyja poemat homerike përbëhen nga 24 libra secila. Kjo ndarje, që u atribuohet gramatikanëve aleksandrinë (shek. III-I p.e.r.), bazohet mbi një përkim mes librave të veçantë dhe 24 shkronjave të alfabetit grek.Rëndësia e HomeritHomeri nuk është aq themeluesi i gjuhës letrare, sesa vetë gjuha letrare si e tillë. Kjo nuk do të thotë se grekët shkruanin të gjithë në gjuhën homerike, por Homeri do të jetë gjithmonë, për sa i përket gjuhës, pikënisje për të matur distancën më të madhe a më të vogël të stileve të praktikuara në gjinitë e ndryshme letrare. Perënditë greke1. Çfarë simbolizon Homeri? Diskutoni rreth hipotezave që ekzistojnë për të dhe veprën e tij. Si kanë ardhur ato deri në ditët tona? Pse Homeri konsiderohej i verbër? Si e shihnin figurën e tij qytete të ndryshme të asaj kohe?2. Mendoni se përmbajtja e veprave homerike është thjesht një tregues i shijeve personale apo i gjithë kulturës së kohës? Si quhet ndryshe vepra e Homerit?3. Shpjegoni rëndësinë e Homerit si “baba” i gjuhës letrare greke.63
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69