Page 67 - Demo
P. 67


                                    Përmbajtja e “Iliadës”Poema hapet me murtajën që Apolloni ka shkaktuar në kampin grek. Grekët shpëtojnë prej saj, sepse Agamemnoni i kthen skllaven Kriseidë të atit Krisit, priftit te Apollonit. Por, mbreti kërkon Briseidën si dëmshpërblim, që është skllave e Akilit, mbretit të Mirmidonëve. Akili, i zemëruar, lëshon pe, por tërhiqet prej luftës: ai është heroi më i fortë i frontit grek, por lufta tanimë duhet të vazhdojë pa të. Nëna e heroit, perëndesha Teti, e bind Zeusin t’i mundësojë trojanëve një fitore të pjesshme: kështu Agamemnoni do të detyrohej t’i lutej Akilit të kthehej sërish në betejë.Zeusi i sugjeron Agamemnonit idenë për të sulmuar Trojën me të gjithë trupat e tij. Së pari, për të vënë në provë moralin e të tijve, mbreti shtiret, duke urdhëruar kthimin në atdhe; vetëm me shumë vështirësi arrin t’i ndalojë ata që të hidhen në anije: Tersiti, më i pafytyri nga të gjithë, ndalohet prej vetë Odiseut. Pasi përtërijnë fuqitë, akejtë bëhen gati për luftë, ndërsa trojanët përgatiten t’i bëjnë ballë ndeshjes me ta. Kënga mbyllet me Katalogun e anijeve, pasqyrë e hollësishme e forcave të pushtuesve, së cilës i përgjigjet një listë e luftëtarëve të rreshtuar në mbrojtje të Trojës.Në mes të kacafytjes, Menelau shquan trojanin Parid, dhe e sfidon në duel. Me kërkesë të Paridit, vendoset që armiqësia të ndërpritet dhe që sfida mes të dyve të jetë vendimtare për përfundimin e luftës; dy komandantët kundërshtarë, Agamemnoni dhe Priami betohen se do të pranojnë fundin. Dueli nis dhe Menelau duket se po fitonte; por Afërdita ia heq prej duarve kundërshtarin dhe e çon shëndoshë e mirë në krahët e Helenës. Akejtë kërkojnë që Menelau të shpallet fitues.Trojani Pandar, nën këshillën e Athinasë, hedh një shigjetë kundër Menelaut. E plagos në mënyrë sipërfaqësore, por armëpushimi është thyer. Akejtë reagojnë me zemërim: Agamemnoni shkon repart më repart, duke i dhënë kurajë shokëve të rifillojnë luftën, për të ndëshkuar armikun që nuk respektoi paktin. Beteja ndizet furishëm, me shumë humbje nga të dyja palët.Në betejë, Diomedi bën kërdinë mes Trojanëve. I bëjnë ballë Enea dhe Pandari: i pari plagoset, i dyti vritet prej tij. Afërdita përpiqet të shpëtojë Enean, djalin e saj, por goditet në dorë prej Diomedit dhe detyrohet të largohet. Ndërkohë, Aresi i jep zemër trojanëve dhe i udhëheq në kundërsulm, duke luftuar në radhën e parë. Në mbrojtje të akejve ndërhyjnë Athinaja dhe Hera; i nxitur prej Athinasë, Diomedi përballet me Aresin dhe e plagos atë, i cili gjen strehë në Olimp.Hektori u jep zemër Trojanëve, që ndalin përparimin e armiqve. Diomedi dhe Glauku janë gati për duel, por zbulojnë se mes tyre ekziston një lidhje e vjetër mikpritjeje. Hektori hyn në qytet për t’i kërkuar nënës Hekuba t’i bëjë lutje Athinasë, mandej shtyn Paridin, të vëllanë, që të kthehet në luftë; më pas ka një takim të ndjerë me të shoqen Andromaka dhe Astianatin, djalin e vogël. Të dy vëllezërit bashkë lënë Trojën dhe mbërrijnë në kampin e luftës.Beteja ndalet prej një sfide, që Hektori ua hedh armiqve se kush do të ishte i gatshëm të ndeshej me të. Në fillim, akejtë tmerrohen, më pas nëntë heronj e pranojnë sfidën, dhe shorti përzgjedh Ajaks Telamonin, si kundërshtar për Hektorin. Ndërkohë që luftonin, nata i ndan të dy heronjtë. Me vullnetin e të gjithëve, dita pasardhëse iu kushtua riteve funebre për nder të të rënëve. Akejtë përfitojnë nga armëpushimi për të ngritur një mur për të mbrojtur anijet. Libri I Libri II Libri III Libri IV Libri V Libri VI Libri VII 65
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71