Page 68 - Demo
P. 68


                                    Nis një betejë e re, së pari e pasigurt dhe më pas e favorshme për trojanët. Akejtë ia mbathin të shpartalluar dhe Nestori, me vështirësi, shpëtohet prej Diomedit. Hektori udhëheq sulmin ndërsa Agamemnoni përpiqet të ketë një reaksion prej të vetëve, të sfilitur dhe zemërlëshuar. Por Hektori plagos Teukrin, shpirtin e kryengritjes, dhe Zeusi i frymëzon një zjarr të ri trojanëve, duke i ndaluar Herën dhe Athinanë t’u shkojnë në ndihmë akejve. Trojanët vërshojnë: vetëm nata i ndal që të marrin në dorë anijet e armiqve dhe t’i shkatërrojnë.Situata është shumë e rëndë për akejtë; krerët e tyre mblidhen në këshill në çadrën e Agamemnonit. Vendoset të dërgohet një delegacion tek Akili, i përbërë prej Ajaks Telamonit, Odiseut dhe Feniksit, për t’i kërkuar heroit të lërë pas mërinë dhe të kthehet në luftë. Por, me gjithë lutjet dhe premtimet, Akili nuk përkulet: jo vetëm nuk do të marrë armët sërish, por së shpejti do të kthehet në atdhe. Krerët akej dëgjojnë të dëshpëruar përgjigjen e sjellë prej ambasadorëve: nuk u mbetej tjetër veçse të pushonin pak dhe të bëheshin gati për betejën vendimtare.Agamemnoni dhe Hektori nuk i dorëzohen gjumit dhe marrin shokët përkatës. Si akejtë, ashtu edhe trojanët vendosin të dërgojnë zbulues në kampin e armiqve, për të spiunuar qëllimet. Nga akejtë e marrin përsipër Diomedi dhe Odiseu, kurse nga trojanët, Doloni, i cili niset i vetëm në errësirë. Por dy heronjtë grekë e kapin, i nxjerrin informacione të çmueshme dhe e vrasin. Diomedi dhe Odiseu depërtojnë në kampin trojan dhe bëjnë kasaphanë mes Trakasve, aleatë të Trojës, duke u kthyer më pas në anije me kuajt e Rezit, kreu i Trakasve.Ditë e re, me një betejë të re. Agamemnoni i udhëheq trupat në sulm, me trimëri, ndërkohë Hektori i bindet Zeusit, i cili e ka paralajmëruar t’i qëndrojë larg përleshjes. Por Agamemnoni, i plagosur, duhet të tërhiqet; edhe Diomedi, që ka zënë vendin e tij, është goditur në këmbë nga një shigjetë e Paridit. Të njëjtin fat e pret më pas Odiseun, Makaonin dhe Euripilin. Në kampin e akejve, Nestori i tregon Patroklit, mik i Akilit, sesa e dëshpëruar ishte gjendja: Patrokli i premton se do të ndërhyjë tek Akili.Trojanët i ndjekin këmba-këmbës armiqtë, duke i detyruar të tërhiqen brenda murit. Kacafytja bëhet e tërbuar. Ndërsa akejtë përpiqen me dëshpërim të sprapsin kundërshtarët, trojanët sforcohen të fitojnë një avantazh vendimtar mbi ta. Në radhët e sulmuesve dallohen liçët, dhe veçanërisht Sarpedonti dhe Glauku; mes mbrojtësve shquhet Ajaks Telamoni. Në fund, Hektori, me një gur të madh hap portën e murit, duke i hapur rrugën të tijve: akejtë ia mbathin të çorientuar drejt anijeve.Me të kaluar murin, Hektori kërkon t’i vërsulet anijeve, por akejtë, të forcuar nga Poseidoni, i bëjnë barrierë përreth Ajaks Telamonit. Edhe Idomeneu dhe Merioni, pasi ishin larguar për pak kohë për të siguruar armë të reja, hyjnë sërish në përleshje me energji të reja. Dalëngadalë, duket se akejtë e marrin veten. Shumë krerë trojanë ose janë vrarë, ose janë plagosur. Do të duhej të ndërhyjë Hektori, për të vënë rregull në radhët e tij: me një britmë të tmerrshme radhët e tij rindezin përleshjen.Hera, përmes një mashtrimi, e largon vëmendjen e Zeusit nga beteja. Kështu, Poseidoni mund të ndërhyjë për t’u ardhur në ndihmë akejve; nën bashkëveprimin e Agamemnonit, Diomedi dhe Odiseu, edhe pse të plagosur, u japin kurajë shokëve. Hektori, i goditur prej Ajaks Telamonit, i duhet të tërhiqet. Duke përfituar prej mungesës së tij, akejtë i sprapsin armiqtë përtej luginës.Libri VIII Libri XI Libri X Libri XI Libri XII Libri XIII Libri XIV 66
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72