Page 69 - Demo
P. 69
Zeusi shkundet dhe sheh se situata ka ndryshuar. I jep urdhër Irisit ta largojë Poseidonin prej betejës. Ndërkohë, Apolloni i kthen forcat Hektorit dhe e shoqëron në kundërsulm. Të mbështetur nga hyjnia, trojanët e kalojnë sërish murin: për të dytën herëm akejtë duhet të mbrojnë anijet. Hektori i spraps gjithmonë e më tepër armiqtë, mes të cilëve lufton Ajaks Telamoni i fuqishëm, duke kërcyer nga një anije te tjetra.Ndërsa një anije merr flakë, Patrokli arrin të ketë lejen e Akilit për të hyrë në betejë me armët e heroit, në krye të Mirmidonëve. Mbërritja e tij ndryshon fatet e luftimit: trojanët të mbërthyer prej tmerrit lënë anijet dhe ia mbathin në fushë, ndërsa Patrokli bën kasaphanë. Me të vrarë Sarpedontin, shqytari i Akilit përpiqet të sulmojë edhe vetë muret e Trojës; por trojanët reagojnë dhe Hektori, me ndihmën e Apollonit, përballet me Patroklin dhe e vret.Hektori merr armët e kufomës së Patroklit dhe i vesh vetë ato. Kërkon të marrë trupin e tij, por të gjithë akejtë më trima i kundërvihen. Të dyja palët luftojnë për një kohë të gjatë për të marrë kufomën dhe shumë prej tyre vriten. Edhe përpjekja e Hektorit për të kapur kuajt e Akilit shkon dëm. Në fund, Menelau dhe Merioni e ngrenë trupin e Patroklit për ta transportuar drejt anijeve, të mbrojtur nga shokët.Pas lajmit të vdekjes së Patroklit, Akili është i sfilitur prej dhimbjes. Nëna Teti vrapon për ta ngushëlluar dhe i premton armë të reja, që të hakmerret për mikun e tij. Kacafytja për trupin e Patroklit vazhdon deri në momentin kur Akili u shfaqet trojanëve: pamja e tij është e mjaftueshme për të terrorizuar armiqtë, të cilët ia mbathin. Gjatë gjithë natës, akejtë vajtojnë për Patroklin, ndërsa trojanët përgatiten për betejën e nesërme. Teti shkon te Hefesti dhe merr prej tij armë të shkëlqyera për të birin.Me të marrë armët, Akili thërret asamblenë e ushtrisë, në të cilën pajtohet formalisht me Agamemnonin. Sovrani pranon gabimin e tij dhe çon në tendën e heroit dhurata të çmueshme, bashkë me to edhe Briseidën. Akejtë, duke ndjekur sugjerimin e Odiseut, përtërijnë energjitë para betejës; Akili në shoqërinë e pak miqve, qan Patroklin dhe mendon hakmarrjen. Pastaj të gjithë armatosen për betejën e pashmangshme.Zeusi i lejon perëndive të zbresin në betejë, përkrah heronjve të tyre të përzgjedhur. Kështu, Apolloni inkurajon Eneun të përballet me Akilin në duel: trojani është duke rënë, kur ndërhyn Poseidoni, duke e transportuar larg, në një vend të sigurt. Akili i merr përpara të gjithë armiqtë. Edhe Polidori bie nga goditjet e tij. Hektori kërkon të hakmerret për vdekjen e të vëllait: vetëm ndërhyrja e Apollonit i shpëton jetën.Trojanët, për t’i shpëtuar Akilit, mbërrijnë në lumin Ksant. Ndërsa përpiqen ta shohin, të çorientuar me armaturat e tyre, Akili bën kasaphanë. Lumi, i indinjuar për gjakun e derdhur, kërkon ta përmbysë me një dallgë Akilin: heroi shpëtohet prej Hefestit, i cili than me zjarr ujërat e rrëmbyeshme. Perënditë grinden mes tyre: ndërkohë trojanët strehohen brenda mureve të qytetit, duke i shpëtuar furisë së Akilit.Hektori, me gjithë lutjet e prindërve, vendos të ndeshet në duel me Akilin para mureve të Trojës. Pas një ndjekjeje të gjatë, Akili e vret armikun, e zhvesh nga armët dhe, për të poshtëruar, tërheq me karro kufomën përreth qytetit. Përtej mureve, nga lart shohin “spektaklin”, të sfilitur prej dhimbjes, Priami, Hekuba dhe Andromaka.Pasi mori hakun e mikut të tij, Akili bën varrimin e Patroklit me një ceremoni solemne. Për nder të të vdekurit celebrohen lojëra funebre, ku marrin pjesë të parët mes akejve: Antiloku fiton në garën e karrove, Epeu në mundje, Odiseu në vrap, Diomedi dhe Ajaks Libri XV Libri XVI Libri XVII Libri XVIII Libri XIX Libri XX Libri XXI Libri XXII Libri XXIII 67

