Page 70 - Demo
P. 70
Telamoni në duel, Polipeti në hedhjen e diskut, Merioni në tërheqjen me hark. Në garën e hedhjes së shtizës, Akili, në shenjë nderimi, ia jep fitoren Agamemnonit.Teti, me kërkesë të Zeusit, lajmëron të birin se kufoma e Hektorit nuk duhet të qëndrojë ende e pavarrosur. Kështu, kur Priami, i udhëhequr nga Hermesi, mbërrin në çadrat e akejve, për të kërkuar trupin e të birit, Akili thyhet prej lutjeve të babait plak. Priami kthehet në qytet me kufomën e Hektorit, të cilit i bëhet një varrim i ndritur.Libri XXIV Heronjtë e luftës së Trojës Agamemnoni HektoriOdiseaNestoriAjaksiDiomedesiMenelauEneaAkili PersonazhetNë veprat homerike u këndohet njësoj si luftërave dhe dyluftimeve, ashtu edhe momenteve jetësore që burojnë nga dashuria, dhembja apo mëria. Në këtë mënyrë kemi zbulime thellësisht psikologjike të personazheve. Përpos kësaj, veprat kanë një ndërtim strukturor që i bën ato jo vetëm të lexueshme, por edhe interesante e të larmishme. Karakteristikat kryesore të strukturës lidhen sa me subjektin e thjeshtë, aq edhe me mënyrën se si rrëfehen ngjarjet, herë shpejt e herë të ngadalësuara. Në këtë strukturë bien në sy personazhet e skalitura, të cilat kthehen në simbole të ndryshme referuese.Personazheve të Homerit u rri mbi kokë vazhdimisht vdekja dhe kjo i bën ata në mënyrë të pashmangshme heronj. Tek Iliada, ata shfaqen të rrëmbyeshëm dhe të gatshëm për betejë, ndërsa tek Odisea janë të qetë e shumë të mprehtë. Personazhet që shfaqen në poema ndahen në dy kategori: njerëz dhe perëndi. Eposi, për sa i përket personazheve njerëzore, nuk hyn në hollësi karakterizuese për përshkrimin e tyre. Në planin fizik heroi u përgjigjet normave të përgjithshme të bukurisë. Kështu, janë njësoj të bukura si perëndeshat, ashtu dhe heroinat. Kur kërkohet të karakterizohet personazhi në tërësinë e tij njerëzore, ai përkufizohet përmes aspektit më të rëndësishëm të temperamentit të tij: kështu Akili është i guximshëm dhe impulsiv, Odisea dinak dhe i duruar, Nestori është i urtë dhe Paridi frikacak, Penelopa është besnike etj. Përdorimi i epiteteve, përkrah emrit të një heroi nxjerr në pah aftësi të tij, prandaj kemi: Akil “këmbëshpejti”, Hera “gënjeshtare”, Odisea “mendjendrituri” apo “kreshnik Uliksi” etj. Procesi psikologjik që i shtyn personazhet drejt një vendimi apo një veprimi shfaqet shumë rrallë në poema. Ai shpesh përkon me një ndërhyrje që 68

