Page 71 - Demo
P. 71
OdiseaPoema Odisea është historia e një njeriu, e cila nuk rrëfehet në përmasën e biografisë, por brenda një tërësie organike të ngjarjeve që përbëjnë jetën dhe personalitetin e tij, duke e dalluar atë prej të tjerëve. Odisea ishte një prej komandantëve akej në luftën e Trojës: luftëtar i shquar, orator dhe i shkathët, shumë i zgjuar për të sajuar plane dhe gracka. Shpikja e tij ishte kali prej druri, në barkun e të cilit u fshehën heronjtë grekë dhe përmes të cilit ata hynë në Trojë, e pushtuan dhe e rrënuan. Ajo që e bëri të jashtëzakonshme përvojën e tij njerëzore ishte udhëtimi i gjatë dhe i rrezikshëm që ai bëri për t’u kthyer në atdhe. Në dallim nga Iliada, ku filli tematik i zemërimit të Akilit ka funksionin orientues për të dhënë një histori të popujve që përbën vetë lëndën e poemës, historia e Odisesë e ka thelbin e vet te një njeri i vetëm, i cili merr në mënyrë të prerë rolin e protagonistit.Tek Odisea, lënda tregimtare lind prej kryqëzimit të dy fijeve që me gjasë i përkasin rrëfimit popullor dhe që shfaqen në folklorin e qytetërimeve të ndryshme. Tematikat e dy poemaveIliada Odisea- lufta;- nderi dhe lavdia;- etika e “qytetërimit të turpit”*.- udhëtimet;- motivet përrallore;- jeta civile dhe politike;- paraqitja e ndjenjave (dhe e dashurisë bashkëshortore);- magjia;- realizmi.*Koncepti antropologjik i qytetërimit të turpit identifikohet me kërkimin e lavdisë nëluftë, si në rastin e Akilit. Heronjtë kanëvetëm një synim: lavdinë; dhe i tremben vetëm një fatkeqësie: humbjes së nderit.Lexim plotësuesvjen nga jashtë, me një frazeologji të tipit “perëndia i dha guxim”. Tek Iliada, Akilit, në një sistem kundërvënieje, i përgjigjet Hektori që gjendet mes familjes dhe detyrës, e cila e shtyn drejt rrezikut të fundmë. Tek Odisea pala kundërshtare e protagonistit nuk ndodhet në një gjendje kundërshtie, por përplotësuese. Penelopa paraqet kahun, drejt të cilit synon dinamika e veprimit të Odisesë.Perënditë përbëjnë një sistem të pushtetit që, sipas një formulimi të Herodotit (Historitë 2,53), njihej si vepër e Homerit dhe e Hesiodit. Sistemi hyjnor që përvijohet në poemat homerike e ka burimin në epokën mikenase. Dymbëdhjetë perënditë e Olimpit që përmenden në poema janë: Zeusi, Hera, Poseidoni, Athinaja, Afërdita, Apoloni, Artemisa, Demetra, Aresi, Hefesti, Hermesi, Dionisi dhe Hadi. Veç tyre, shfaqen edhe shumë hyjni të tjera që kanë një rol më të vogël. Krahas kundërvënies së dy kampeve të luftës (grekët përballë trojanëve), edhe perënditë janë ndarë në dy grupe: Hera, Athinaja, Poseidoni, Hermesi dhe Hefesti mbajnë anën e grekëve, ndërsa Apoloni, Artemisa, Aresi dhe Afërdita mbajnë anën e trojanëve. Në fakt, perënditë homerike gjenden në një lidhje të ngushtë me jetën tokësore, qoftë si simbol i kufizimeve dhe i kushtëzimeve që hasin veprimet e njerëzve, qoftë si përfaqësim i një grupi social superior, që në thelb dallohet prej gjendjes njerëzore vetëm prej privilegjit të pavdekësisë.Nga aedi te rapsodiAedi është poet oborri, i cili i krijon këngët epike në mënyrë origjinale dhe i këndon ato në oborret mbretërore.Rapsodi është një këngëtar shëtitës, i cili edhe mund t’i përkasë një bashkësie a vëllazërie. Ai i rimerr këngët epike, tashmë të fiksuara në traditë dhe i përsërit, por pa i krijuar ato në mënyrë origjinale. Rapsodi i këndon këngët epike me rastin e festave religjioze ose lokale.69

