Page 72 - Demo
P. 72
Studim teksti1. Çfarë rrëfen Iliada? Në cilin moment të Luftës së Trojës zhvillohen ngjarjet në këtë vepër? Tregojini ato sipas kronologjisë dhe renditni ngjarjet kyçe mbi të cilat mbështetet ajo.2. Iliada shquhet për skena të qarta dhe fantastike narracioni. Nga se karakterizohet ky narracion? Pse ngjarjet kryesore rrjedhin shpejt në vepër dhe ato dytësore vonojnë? 3. Pse themi që kompozimi i këtij subjekti është bërë duke pasur një qendërnarrative? Identifikoni këtë qendër dhe shtjelloni mendimin tuaj mbi rëndësinë që ka kjo zgjedhje për strukturën e përsosur të veprës në tërësinë e saj.4. Nga buron karakteri epik i Iliadës? Cilat janë tiparet kryesore të këtij epizmi? Meqenëse në vepër mbizotëron gërshetimi i situatave, identifikoni momentet lirike në të. Me cilat ndjenja njerëzore lidhen ato?5. Diskutoni për personazhet kryesore të veprës. Si portretizohen dhe ç’peshë kanë ato në subjekt apo në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme. Pse themi që secili prej tyre ka një mbrojtës hyj?6. Mjaft interesante në këtë vepër është gjetja kompozicionale “e vënies në provë” të personazheve të veprës. A ka ndonjë arsye të veçantë kjo gjetje, përveç bukurisë stilistike?7. Gjeni figurat e rëndësishme stilistike të përdorura dhe flisni per rolin e tyre në këtë vepër.8. Diskutoni mbi kodin heroik të vlerave dhe të detyrave, i cili qëndron në bazë të moralit të heronjve të Iliadës. A mund të flitet për konceptin e “humbjes së nderit” edhe në botën shqiptare?9. Diskutoni rreth filmave të realizuar mbi veprat homerike. Cilin prej tyre keni parë? Si përcillen në ekran ngjarjet dhe personazhet homerike? Motivi i parë është udhëtimi në vende të largëta e fantastike, përgjatë të cilit heroi ndeshet me rreziqe të panumërta, por ia del mbanë gjithmonë, falë aftësisë së vet dhe ndihmës hyjnore. Në peripecitë e tij ai ka rastin të njohë popuj të panjohur dhe zakone të çuditshme.Motivi i dytë është kthimi i protagonistit në atdhe, pas një mungese të gjatë, prej së cilës e besonin të vdekur. Rikthimi nuk ishte paqësor, pasi atij i duhet të rifitojë shtëpinë e vet dhe gruan e vet kundër një a më shumë rivalëve që donin të përvetësonin gjithçka. Në poemën homerike, të dyja këto motive shfaqen të shkrira në një histori të vetme të gjatë.Dy linjat narrative të udhëtimit dhe të kthimit bashkohen pothuajse në mes të poemës, kur Odisea mbërrin më në fund në tokën e tij, në ishullin e Itakës pranë bregut perëndimor të Greqisë, dhe ndërmerr luftën kundër mëtuesve që synonin të merrnin si mbretërinë, ashtu edhe dorën e bashkëshortes së vet Penelopë.70

