Page 73 - Demo
P. 73


                                    Zemërata e AkilitHyrjet e të dyja poemave ofrojnë një shembull të përkryer të përzgjedhjes së bërë mbi materialin epik nga ana e rapsodit. Hyrja e Iliadës shpreh që në fjalën e parë se cili do të jetë lajtmotivi kryesor i të gjithë poemës: mëria e Akilit.Zemërimi i Akilit, që përbën bërthamën qendrore të Iliadës, lind nga një përballje e fortë me Agamemnonin, i cili nuk pranon t’i dorëzojë skllaven Kriseidë babait të saj Kris, prift i Apollonit. Qëndrimi fyes i Agamemnonit e shtyn Apollonin të hedhë murtajën kundër akejve, të cilët e kishin rrethuar Trojën, tashmë që prej dhjetë vjetësh. Gjatë një mbledhjeje, falltari Kalkant i bën të ditur Akilit arsyet e kundërshtimit të Apollonit dhe e qorton Agamemnonin. Ky i fundit e kërcënon Akilin, duke i thënë se do t’i merrte skllaven Briseidë, plaçkën e tij të luftës. Këto ngjarje përmblidhen në tri çifte diskutimesh, në të cilat toni ngrihet ndjeshëm dhe, në këtë pikë, Akili vendos të tërhiqet nga lufta, duke vërvitur në tokë skeptrin. Në mënyrë të përmbledhur, jepen përgatitjet e dërgatës për të shlyer fajin e bërë ndaj priftit Kris dhe dorëzimi i Briseidës kasnecëve të Agamemnonit. Akili ulet dhe qan në breg të detit. Në ndihmë i vjen Teti, e ëma, e cila i premton se do të shkojë në Olimp dhe do t’i lutet Zeusit që akejt të thyhen, derisa të vihet në vend nderi i të birit. Ditën e dymbëdhjetë Teti shkon te Zeusi, i cili pas një heshtjeje të gjatë ia pranon lutjen dhe e pohon vendimin me kokë, gjë që bën të dridhet Olimpi. Në këto dy skena vendimtare ndërthuren me njëri-tjetrin vendimi i njeriut dhe miratimi i më të madhit prej perëndive. Prej këtij momenti e në vazhdimësi të veprimit caktohet disfata e akejve.Iliada (1, 1-10 121-192; 223-246)Këndo, hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit,Që shumë hidhrime e kobe akejve u solli,Dhe para kohe në skëterrë gremisi,Me mijra shpirtra burrërorë fatosash,5 Kurmet e tyre gjellë ua bëri qenveDhe shpezve grabitqarë – kështu u plotësuaDëshira e Zeusit – qysh nga çasti i parëQë u hyri grindja dhe përçarja Atridit,Mbretit t’kreshnikëve, dhe Akil hyjnorit, 10 Gjatë bregut t’atij deti shungullues.Po cili zot këtë armiqësi ua ngjalli?FRAGMENT 1 Akil Pelidi: i biri i Peleut.2 Akej: grekë, (të tillë quheshin edhe Danajt). 5-6 Pas betejës, gjithmonë bëhej armëpushim për të varrosur kufomat. Në antikitet, mosvarrimi konsiderohej një fyerje e rëndë ndaj të vdekurit dhe njëkohësisht, një pengesë për hyrjen e shpirtit të të ndjerit në Had. Kurmi: trupi. 7 Dëshira e Zeusit: shprehja i referohet faktit që do të rrëfehet më poshtë, d.m.th. premtimit që Zeusi i bën Tetit, nënës së Akilit, për të favorizuar në betejë trojanët (duke shkaktuar kështu vdekjen e shumë akejve), me qëllim që të shpaguhet Akili për fyerjen nga Agamemnoni.8 Atridi: Agamemnoni, i biri i Atreut.10 Shungullues: që gjëmon.Ashtu si edhe tekstet e tjera të epikës arkaike, Iliada hapet me një hyrje, në të cilën i bëhet thirrje hyjneshës frymëzuese të këngës dhe tregohet shkurtimisht tema e poemës. Hyjnesha është Muza, në këtë rast e përmendur në njëjës. Muzat, bijat e Zeusit dhe Mnemosinës (gr. Μνημοσύνη, “Memoria”, personifikim i Kujtesës), janë hyjneshat e muzikës, të këngës dhe të kërcimit. Janë ato që drejtojnë veprimtarinë poetike, duke i lejuar ose duke i mohuar rapsodit, poetit, aftësinë për të krijuar një këngë të caktuar. Me dëftimin e mërisë së Akilit përcaktohet një temë, mes shumë temave të tjera që përfshinte miti trojan: grindja mes Akilit dhe Agamemnonit, refuzimi i të parit për të marrë pjesë në beteja, si rrjedhojë, pasojat e kobshme që arrijnë kulmin me vdekjen e Patroklit, duke çuar më pas në vdekjen e Hektorit, me varrimin e të cilit mbyllet poema. 71
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77