Page 74 - Demo
P. 74
Biri i Letosë e i Zeusit, pse, i zemruarMe prijsin, çoi ndër radhët e ushtriveMurtajën shfaruese, dhe polemi vdiste, 15 për faj t’Atridit, që shumë dhunë i bëriFaltarit Kriz. Te anijet e shpejta akejeErdhi të sjellë dhurata të panumërta,Shpërblesë për t’bijën, dhe rreth skeptrit t’artë mbante kurorat e Feb Shigjetarit...120 ... Atëherë shortari zemër mori e foli:“As për kurbane, as lutje që harruamAi s’na ndëshkon, por veç për dhunë që i bëriAtridi priftit, pse atij të bijënNuk ia liroi, as nuk pranoi shpërblesat.125 Për këtë arsye shumë fatkeqësi na solli,E do na sjellë ende largshigjetuesi,E s’do ta heqë nga akejt këtë kob të tmerrshëm,Pa dorëzuar në shtëpi t’babaitPa asnjë shpërblesë e pagë syvezulluesen130 Kriseidë, o fli e shenjtë në Krizë t’dërgohet.Aherë kujtoj do zbutet ndoshta hyu.”Kështu ai foli e u ul. Atherë mes tyreKreshniku Atrid Agamemnon zëmadhiSi i tërbuar u ngrit. Nga urrejtje e egër135 Iu terratisën mendja e rrethi i zemrës,E flakë të kuqe sytë e tij lëshonin.Më parë kërcnueshëm e shikoi Kalkantin,Pastaj shpërtheu: - “O mor falltar i kobshëm,Që kurrë me atë gojë një fjalë të mirë s’ma fole,140 Por veç ndjell zi dhe, ashtu si i ke fjalët,Ke edhe veprat të pandershme e boshe.Dhe, duke u shitur si profet mes danajve,Po dërdëllit se qenkam unë shkaktariQë çoi ndër ne këtë kob largshigjetuesi,Agamemnoni12 Biri i Letosë e i Zeusit: Apolloni. 16 Faltari Kriz: prifti Kriz.19 Feb Shigjetari: epitet i Apollonit.135 Iu terratisën: iu errësuan. 137 Kalkanti: parathënës, falltar grek.138-141 Agamemnoni i referohet një profecie tjetër, të përhapur nga Kalkanti në Greqi, në Aulidë, para fillimit të luftës, sipas së cilës flota do të mund të nisej për në Trojë vetëm pasi të sakrifikohej për nder të perëndeshës Artemidë, njëra prej vajzave të Agamemnonit, Ifigjenia. Ky mit nuk përmendet gjetkë në Iliadë, por rimerret nga dramaturgët, të cilët i dedikuan drama të ndryshme (p.sh. Ifigjenia në Aulidëdhe Ifigjenia në Tauridë, nga Euripidi).72

