Page 75 - Demo
P. 75


                                    145 Pse nuk pranova asnjë shpërblesë fisnikePër vasho Krizidën, që e lakmoja aq tepërTa mbaj për grua, e përnjëmend e duaMbi Klitemnestrën, bashkëshorten time,Sepse asaj aspak nuk i rri prapa150 Për trup e pamje, mençuri e punë dore.Por megjithatë, pranoj ta dorëzoj,Në qoftë më mirë, pse unë ngaherë për popullinDëshroj shpëtim e vdekjen kurrë s’ia dua.Por ju shpërblimin shpejt ma bëni gati,155 Pse hije s’ka ndër gjithë akejt unë vetëm Pa shpërblim t’mbetem, dhe nuk është e udhës,E shihni vetë, çfarë plaçke më del dore.” Ia priti atij hyjnori Akil këmbëshpejti:“O lavdiploti Atrid, lakmues për kamje160 Si moskush tjetër. Çfarë shpërblimi dashkeAkejt fisnikë të japin ty e pse?Nuk dimë të ketë ndokund visare t’shumta,Të gjitha ato që bëmë plaçkë ndër qyteteNe i pjesëtuam dhe nuk kemi tagër165 për herë të dytë t’i mbledhim nëpër popull.Por tash robinën ktheja në dorë Febit;Dhe ne, akejt, trefish a katërfishDo të shpërblejmë, në na ndihmoftë ZeusiTë shembim Trojën me të fortat ledhe.”170 Ia priti atij kryeprijsi Agamemnoni:“Më kot po rrekesh, o Akil hyjnori,Ndonëse dinak, të më mashtrosh me profka,Nuk ma hedh dot, dhe as që do më bindësh.Sa mirë t’ka ënda të mbash plaçkën tënde,175 por nuk ke gajle se mbes unë pa timen,Dhe më urdhëruake të heq dorë prej soje.Mirë pra, por danajt zemërgjerë do m’japinNjë tjetër vashë, pas qejfit do t’ma zgjedhin, E asaj që kam të mos i lejë gjë mangut.180 E po s’ma dhanë, do t’ia rrëmbej me dhunëVashën Ajaksit ose Laertiadit,Ja madje tënden. Të pëlcasë nga inatiCilidoqoftë, kur në shatorr t’i futem.Mjaft kaq, për këtë një tjetër herë do flasim.185 Ngrihuni tash, dhe një anije t’murmeNë det hyjnor ne ta lëshojmë vetëtimthiMe voztarë mjeshtra, e të ngarkojmë kurbanet,Në të të hipim Krizidë faqendriturën.Njëri nga krerët le të shkojë si prijës,190 Ajaksi e Idomeneu ose Laertiadi,Ja ti, Pelid, më i tmerrshmi i gjithë kreshnikëve.Mbasi të bëhen gjithato therore,Ka për t’u zbutur Feb largshigjetuesi.” ...163-164 Akili kujton që falë tij dhe ushtarëve të vet u shkatërruan njëzet e tri qytete, prej të cilave dymbëdhjetë ishin bregdetare. Plaçka e luftës, e fituar në këto qytete, përbëhej nga ar, bronz, hekur, kuaj, mushka, kope dhensh, buaj dhe gra të kthyera në skllave. 181 Ajaksi: njëri nga komandantët grekë. Laertiadi: Odisea, i biri i Laertit.185 Anije e murrme (e zezë): sepse trupi i saj ishte i mbuluar me katran, për t’i rezistuar sa më shumë veprimit gërryes të ujit të detit.188 Faqendriturën: epitet që shpreh bukurinë femërore (në këtë rast të Kriseidës), i thënë edhe për Briseidën, Helenën etj.190 Idomeneu: komandant i shquar i kontingjentit kretez.73
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79