Page 76 - Demo
P. 76


                                    194 ... Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e i foli:“O dhelparak, me paturpësi i mbuluar,Po kush nga akejt është gati që t’u bindetUrdhrave të tu, e luan për ty nga vendi,198 O rrëmben armët të luftojë me burra?222 Por tash në Ftijë do shkoj: më mirë më duketDrejt vendit tim t’u kthej bashin anijeve,Sesa të rri të mbledh fitime e kamje225 për ty, që pa pikë turpi më poshtron.”Mbreti i kreshnikëve Atridi aherë ia priti:“Ik kur të duash, meqë s’ta ka ënda,E aspak s’të lutem të qëndrosh për mua.Kam të tjerë fatosa që ma zbardhin faqen,230 e mbi të gjithë të madhin Zeus Kronidin.Më fort se ty askënd s’urrej ndër mbretër,Që Zeusi ushqen, pse ti ngaherë përçarjeMe shpirt lakmon, përleshje dhe beteja.Në je i fortë, një zot fuqinë ta fali.235 Kthehu n’shtëpi me anijet e tua, e trimate Tu mirmidonë sundo, për ty s’çaj kokën,As tundem fare për zemratën tënde.Dhe pa dëgjo, mbase mua Feb ApoliPo m’heq Krizidën, atë me anijen time,240 me shokët e mi do ta dërgoj, ndërsaUnë vetë Brizidën faqetrëndafilen,Robinën tënde, do ta rrëmbej n’çadër,Mirë të më njohësh sa jam i fuqishëm,Dhe kushdo tjetër të ketë frikë që mbahet245 baras me mua dhe më del përballë.” Përkthyer nga Gjon ShllakuAkili dhe Briseida74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80