Page 77 - Demo
P. 77


                                    S T U D I M T E K S T I  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Nga buron zemërimi i Akilit? Pse autori i jep rëndësi ndjenjës së këtij kreshniku? Ç’lloj fatkeqësish sjell zemërimi i tij?2. Në këtë këngë, zemërimi i Akilit nënkuptohet ose paralajmërohet. Si e realizon këtë autori? Cilat janë shenjat që paralajmërojnë që nga zemërimi nuk vjen asgjë e mirë?3. Në pak vargje kemi ngjeshje të informacionit. Renditni informacionin e vargjeve të para të veprës dhe tregoni atmosferën që përshkruhet përmes tij.4. Si hapet kënga? Çfarë kulture të kohës sjell folja këndo dhe adresimi i këngës te hyjnesha? Analizë përmes shembujve 5. Vend të dukshëm në këtë fragment zë edhe figura e Agamemnonit. Cili është roli i tij në ushtrinë helene dhe si i kanë zemëruar hyjtë veprimet e tij? Analizoni konsideratën e autorit për Agamemnonin. Pse reagimi i tij është i beftë dhe arrogant?6. Shpjegoni disa rite apo zakone të luftës në vargjet 160-170. 7. Analizoni përmes ilustrimeve nga fragmenti, mbështetjen që hyjtë u japin personazheve dhe ngjarjeve në vepër.8. Pse ndërhyrësi në fjalën e Agamemnonit është Akili? Si është reagimi i tij në krahasim me atë të mbretit?  Reflektim dhe vlerësim dijesh 9. Ndaluni në mënyrën se si Agamemnoni vlerëson dy figurat femërore: Klitemnestrën dhe Kriseidën. Mbi cilat veti të tyre mbështetet ai për t’i përshkruar dhe dalluar ato? Gjeni dhe shpjegoni dy epitetet me të cilat ai i referohet Kriseidës dhe Briseidës.10. Në vepër triumfojnë parimet dhe ligjet hyjnore mbi ndjesitë dhe arsyet individuale. Shpjegoni mençurinë e mbretit dhe rëndësinë e mbizotërimit të detyrës mbi dëshirat personale, përmes tolerancës së Agamemnonit në këtë këngë (referuar momentit, kur justifikon mospranimin e Kriseidës). Fjala dhe përdorimi i saj 11. Akili cilësohet në mënyra të ndryshme në këtë këngë. Shpjegojini ato në vargun: Mbretit t’kreshnikëve dhe Akil hyjnorit.12. Diskutoni për funksionin e mbiemrave të përbërë: largshigjetuesi, zëmadhi, syvezulluesi etj. Detyra dhe këshilla 13. Shkruani një tregim në prozë mbështetur mbi përmbajtjen e kësaj kënge, duke respektuar natyrën epike në rrëfim, përshkrimin e personazheve, si dhe përdorimin e figurave letrare si në këtë këngë të Iliadës.75
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81