Page 78 - Demo
P. 78


                                    Hektori pret Akilin për duelIliada (22, 33-145) Dhe plaku Priami e vegoi i pariBurrin vigan që rendte përmes fushës,Duke shkëlqyer si ylli i artë i vjeshtës35 me rreze t’flakta që në mes të natësSpikat kur ndrit mes yjeve pa numër,Dhe që e thërresin qeni i Orionit.Ndonëse ndër yje është më vezulluesi,Kobzi u del e dergje edhe rrënime40 u sjell të mjerëve vdekëtarë të tokës.Kështu shkreptinin armët prej tumbakuNë trup t’Akilit, që përpinte rrugën.Ulëriu plaku e i ra kokës me grushte,Duart ngritur lart e fort duke rënkuar45 thekshëm thërriste duke lutur t‘birin.Përpara dyerve kish qëndruar HektoriMe rreshk të madh t’i dalë n’mejdan Akilit.Plaku prej pirgut, duke i zgjatur krahët,Atij i foli me një zë t’përvajshëm:50 “Mos prit, Hektor, o biri im i dashur,Vetëm larg shokve në mejdan t’i dalëshAtij fatosi, bir, do t’fikësh vetenMposhtur nga Akili, ai është shumë më i fuqishëm.Ah, e dashtë Zeusi sa e dua unë mizorin,55 dhe toka brenda mos e mbajttë, por orlatDhe qentë e hëngshin; veç atherë do i hiqejBrenga ksaj zemre që ma thau i prapti;Më la pa djem, të gjithë trima si zana:Të vrarë ja t’shitur rob n’ishuj të largët.Mbreti Priam me Hektorin34-37 Ylli është Sirio (gr. Σείριος, lat.Sīrĭus), i cili i jep emrin e vet edhe yjësisë ku bën pjesë. Fantazia popullore e njihte me formën e një qeni dhe, duke qenë se vjen menjëherë pas yjësisë së Orionit, quhej edhe Qeni i Orionit. Lindja e këtij ylli përkon me vapën e verës, periudhë gjatë së cilës bëjnë kërdinë ethet e malaries. 41 Prej tumbaku: prej bronzi.47 Me rreshk të madh: me dëshirë të madhe, i vendosur. 55 Orlat: hutat. 76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82