Page 79 - Demo
P. 79
60 dhe sot mes trojsve në qytet ngujuarDy bij të mi të tjerë s’po m’i rrok syri,As Likaonin dhe as Polidorin,Që ime shoqe i lindi, Laotoa,Zonjë mbi gjithë gratë. Në qofshin n’log t’armikut65 shëndoshë e mirë, shpërblesë për jetë të tyreJap tunxh e ar; unë plot i kam sarajet,Pse vjehrri i ndritur, plaku Alté, të bijënE pat pajisur me një mijë të mira.Në qofshin vrarë e në skëterrë kanë zbritur,70 mua dhe s’ëmës, që në dritë i qitëm,Gjithmonë hidhrimi zemrën do na brejë.Po aq zi për ta s’ka për të mbajtur populli,Mjaft të mos vdesësh ti nga Akili i mposhtur.Ç’pret, biri im, hajt futu brenda mureve,75 të shpëtosh trojsit dhe gratë trojane,E as mos ia fal lavdinë e madhe Akilit,Dhe jetën tënde mos ia shkurto vetes.Për mua të mjerin që mbi dhé bëj hijePa më lënë mendja ende, ki dhembje n’zemër........................................................................Kështu me lot iu përgjëruan të birit,Po aspak Hektorit s’i përkulej shpirtiDhe priste Akilin gjersa erdh vigani.61-71 Likaoni dhe Polidori, në fakt, ishin vrarë që të dy nga Akili. Nëna e tyre ishte Laotoa, e bija e Alteut. Alteu i kishte dhënë së bijës një pajë shumë të madhe kur u martua me Priamin. Tani Priami ofron shpërblim nga kjo prikë, në rast se Polidori dhe Likaoni janë ende gjallë, të burgosur në kampin e akejve. Hektori me Paridin para mureve të Trojës77

