Page 80 - Demo
P. 80
Si gjarpri i malit, mbasi të jetë ngopur125 me barna t’liga, i rri në pritë shtegtaritTe gryka e strofkës, plot mëri e pezëm,Sytë e llahtarshëm shigjeton përqark,Kular-kular duke u përdredhur shtatit,Kështu syun kokërr plot mëri Hektori130 nuk luajti vendit, dhe mburojë vetuesenMbështetur n’pirg që dilte jashta ledhit,Në shpirt fisnik me ngashëri ai foli:“I mjeri unë, po u futa brenda ledheve,Me turp e dhunë më gjuan Polidamanti;135 më këshilloi n’kala t’u prija trojsveKëtë natë të zezë që u kthye në luftë Akili.Po vesh s’i vura, ndonse të drejtë kishte.Për marrinë time u vranë tani aq burra.S’kam sy e faqe t’u dal para trojsve140 e grave teukre me të gjatat gunëza,Pse një më i dobti ma plas faqe botës:“Hektor punëmadhi e mori më qafë popullin”.Kështu do thoshin; ndaj më mirë do t’ishtePa vrarë Akilin në kala t’mos futem,145 ose të vdes plot me lavdi për Trojën.Përkthyer nga Gjon Shllaku Dyluftimi i Akilit me Hektorin134 Polidamanti: luftëtar trojan. 78

