Page 81 - Demo
P. 81
Si gjarpri i malit, mbasi të jetë ngopur125 me barna t’liga, i rri në pritë shtegtaritTe gryka e strofkës, plot mëri e pezëm,Sytë e llahtarshëm shigjeton përqark,Kular-kular duke u përdredhur shtatit,Kështu syun kokërr plot mëri Hektori130 nuk luajti vendit, dhe mburojë vetuesenMbështetur n’pirg që dilte jashta ledhit,Në shpirt fisnik me ngashëri ai foli:“I mjeri unë, po u futa brenda ledheve,Me turp e dhunë më gjuan Polidamanti;135 më këshilloi n’kala t’u prija trojsveKëtë natë të zezë që u kthye në luftë Akili.Po vesh s’i vura, ndonse të drejtë kishte.Për marrinë time u vranë tani aq burra.S’kam sy e faqe t’u dal para trojsve140 e grave teukre me të gjatat gunëza,Pse një më i dobti ma plas faqe botës:“Hektor punëmadhi e mori më qafë popullin”.Kështu do thoshin; ndaj më mirë do t’ishtePa vrarë Akilin në kala t’mos futem,145 ose të vdes plot me lavdi për Trojën.Përkthyer nga Gjon Shllaku Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Si del Priami në këtë këngë? Pse gjendja e tij psikologjike është e dyzuar? Zbulojeni në fragmentin e dhënë këtë situatë dhe shpjegoni arsyet e saj.2. Çfarë këshille i jep plaku të birit? Si lidhet kjo këshillë me mallkimin që vjen më pas?3. Në Iliadë shumë prej personazheve shohin nga kënde të ndryshme: dikush nga fushëbeteja, një tjetër nga lart, dhe një tjetër nga distanca. Identifikojini këto pozicione në fragmentin e dhënë dhe shpjegoni rolet e gjithsecilit, bazuar në këndvështrimet përkatëse. Analizë përmes shembujve 4. Komentoni vargjet: Dhe që e thërresin qeni i Orionit/Ndonëse ndër yje është më vezulluesi/Kobzi u del e dergje edhe rrënime u sjell të mjerëve... Si ndryshon rrëfimi tani që në skenë del Priami? Çfarë tonesh fiton ai? Gjeni figurat letrare të metaforës dhe të antitezës në këto vargje, me anë të së cilave mbreti përshkruan Akilin, dhe shpjegoni funksionin e tyre.5. Analizoni si shfaqet koncepti i njerëzores në këtë fragment. 6. Pse vendimmarrja e Hektorit qëndron mbi gjithçka? Ku qëndron vlera e fjalëve të tij në dy vargjet e fundit? Reflektim dhe vlerësim dijesh 7. Krahasoni tri figurat qendrore të dy këngëve që lexuat: Akili, Agamemnoni, Hektori. Tregoni si e shohin ata veten dhe njëri-tjetrin? Po ju si i vlerësoni ata?8. A mund të konsiderohet vajtim ligjërimi i Priamit apo është formë e ndërmjetme midis lutjes, këshillës, urdhrit dhe vajit? Fjala dhe përdorimi i saj 9. Shpjegoni rolin e foljes vegoi. Pse nuk thuhet thjesht pa apo vështroi? Ç’ngarkesë emocionale dhe kuptimore shtresohet përmes saj?10. Si ndryshon fjalori i Priamit kur përshkruan daljen e Akilit në betejë dhe më pas të Hektorit? Identifikoni fjalët, shprehjet dhe figurat specifike që japin këtë ndryshim.11. Çfarë paralajmëron togu i fjalëve natë e zezë? Detyra dhe këshilla 12. Atmosfera e dyluftimit ndihet sidomos në dy vargjet e fundit. Përshkruani në një tregim të shkurtër betejën midis Akilit dhe Hektorit, ashtu siç ju e përfytyroni.13. Gjeni në fragment krahasimin e zgjatur që i referohet Akilit dhe, bazuar në këtë figurë letrare, krijoni një portret në vargje të këtij personazhi.S T U D I M T E K S T I 79

