Page 84 - Demo
P. 84


                                     Veprat e EskilitPersëtTragjedia Persët (viti 472) ka në qendër një ngjarje bashkëkohore: shpartallimin e armatës së Kserksit në Salaminë. Ngjarjet zhvillohen në Susa, një nga qytetet e Persisë. Tragjedia hapet me korin e pleqve persë, të shqetësuar, ngaqë nuk kishin asnjë lajm për fatin e ushtrisë së Kserksit. Kori është i pari që paralajmëron për një humbje, çka përforcohet në vijim me ëndrrën e ankthshme të Atosës, nënës mbretëreshë. Në kulmin e ankthit për zhvillimin e ngjarjeve, hyn një lajmëtar që njofton shpartallimin e flotës perse në Salaminë. Hija e mbretit Darius të vdekur, babai i sovranit të mundur, shfaqet në skenë dhe tregon se shkaku i humbjes qe vullneti i mbrapshtë për pushtet iKserksit, i cili i drejtoi nënshtetasit e perandorisë së Persisë kundër qytetarëve të lirë të Greqisë. Në fund shfaqet në skenë vetë Kserksi, për të dëshmuar gjendjen e njeriut të mundur dhe pasojat e mendjemadhësisë së atij që e sheh veten si një perëndi.Të shtatë kundër TebësTë shtatë kundër Tebës (467) është pjesa e tretë e një trilogjie, dy tragjeditë e tjera të së cilës janë Llaji dhe Edipi. Trilogjia bashkë me dramën satirike Sfinksi e marrin subjektin nga cikli mitologjik teban. Tema e trilogjisë është fati i familjes së Labdacidëve, që çoi në shfarosjen e tre brezave.Tragjedia trajton pikërisht këtë moment fatal, në të cilin dy bijtë e Edipit, Eteokli dhe Poliniku përballen dhe vrasin njëri-tjetrin. Mes vajtimeve të korit, Eteokli bëhet gati të mbrojë qytetin e rrethuar, duke i bërë ballë sulmit armik të drejtuar prej shtatë luftëtarëve më trima, që janë vendosur secili përkatësisht në shtatë portat e Tebës. Kundër portës së shtatë është rreshtuar Poliniku, dhe do të jetë vetë Eteokli që do të sprapsë sulmin e tij, duke pranuar me vetëdije fatin e tij si vëllavrasës. Një lajmës sjell lajmin e duelit të zhvilluar dhe të vrasjes. Pason skena e fundit që ka për protagoniste Antigonën dhe Ismenën, të cilat qajnë fatin e mallkuar të derës së tyre dhe janë të shqetësuara për varrimin e dy vëllezërve. Tragjedia jepet në një këndvështrim të njëanshëm, atë të Eteoklit që mbretëron në Tebë, kundër të cilit Poliniku ka ngritur një ushtri të fuqishme. Pas ngjarjes, kori ngre zërin e tronditur të një njerëzimi të tërë, që sheh dy të rinj të paguajnë dënimin e një faji që nuk e kanë kryer. Gjithmonë e më tepër tragjedia merr karakterin e një meditimi mbi fatin e njerëzimit, i cili jepet përmes rrjedhës së ngjarjeve, që varet nga e kaluara.LutësetTë dhënat e hershme të antikitetit nuk japin një datë të përcaktuar për Lutëset, por gjithmonë e vendosin pas veprës Të shtatë kundër Tebës. Kjo tragjedi ishte e para e një trilogjie që vazhdonte me Egjiptianët dhe Danaidet bashkë me dramën satirike Amimoni.Në të paraqitet mbërritja në Argo e pesëdhjetë vajzave të Danait, të cilat kanë ikur nga Egjipti për të shmangur martesën kundër dëshirës së tyre me pesëdhjetë djemtë e mbretit të atij vendi, që gjithashtu quhej Egjipt, dhe ishte vëllai i babait të tyre. Djemtë e Egjiptit i përndjekin vajzat përgjatë gjithë tragjedisë. Në qendër të veprimit është vendosur kori, përfshirja e drejtpërdrejtë e të cilit bën që pjesët korale të zënë hapësirë të konsiderueshme në vepër. Kjo është edhe arsyeja që fillimisht, tragjedia Lutëset vendosej në një fazë më arkaike (të vjetër) në historinë e tragjedisë, gjë e cila ndryshoi me zbulimin e të dhënave të sipërpërmendura. Përmes Lutëseve shohim vagëllimthi embrionin e një procesi themelor në gjininë tragjike. Këtë gjë e perceptojmë te mëdyshja në të Beteja e Salaminës,Vilhelm Kaulbah82
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88