Page 85 - Demo
P. 85
E tillë është “Orestia”, një kurorë plot me gurë të çmuar, vetëm njëri prej të cilëve, ai i motivit të Trojës, ka vlerën e një miniiliade dhe aftësinë që, me përndritjen e tij, të japë tërë zjarret dhe tragjedinë e Trojës. Të tjerë gurë të çmuar e përbëjnë kurorën me ngjyrime nga më të habitshmet, por gjithmonë midis tyre spikat ai rubin i kuq i mbyllët që dërgon gjer te ne, nga largësia dymijëpesëqindvjeçare, përshkënditjet e tij ngjethëse. Është motivi i gjakmarrjes dhe i gjyqësisë së gjakut.Ismail Kadarecilën gjendet një personazh, i detyruar të zgjedhë mes dy alternativave, duke ditur që secila prej tyre sjell dëm, dhimbje, faj. Ky është Pelazgu, mbreti i Argos, të cilit Danaidet, në emër të origjinës së tyre nga Argo, i kërkojnë mbrojtje prej kushërinjve-mëtues. Refuzimi i mbrojtjes së kërkuar nga lutëset, duke shkelur kështu edhe ligjet e lidhjeve të gjakut, do ta shpinte atë drejt ndëshkimit hyjnor. Nga ana tjetër, mosdorëzimi i vajzave tek egjiptianët do të thoshte fillimi i një lufte të rrezikshme për popullin e tij, së cilës nuk i dihej fundi. Më në fund, Pelazgu vendos t’i mbrojë Danaidet, dhe zgjedhjen e tij e mbështet edhe një asamble popullore, një mënyrë e vjetruar kjo e vendimmarrjes. Tragjedia mbyllet me mbërritjen kërcënuese të egjiptianëve dhe fillimin e luftës së pashmangshme.OrestiaKarriera dramaturgjike e Eskilit përmbyllet me Orestian, e cila është e vetmja trilogji e ruajtur e plotë. Agamemnoni, Koeforet, Eumenidet, janë titujt e tragjedive që e përbëjnë atë. Në një megastrukturë, tri dramat, respektivisht, vënë në skenë vrasjen e Agamemnonit.Tek Agamemnoni, Klitemnestra, e nxitur nga i dashuri Egisti, vret me dorën e vet bashkëshortin e saj Agamemnonin; te Koeforet Oresti, i biri i Agamemnonit hakmerret ndaj të dyve; tek Eumenidet Oresti mëmëvrasës persekutohet prej Erinive dhe i jepet pafajësia nga gjykata athinase e Aeropagut, siç vendosi Athinaja. (Zinxhiri i ngjarjeve skenike të paraqitura në trilogji është i paracaktuar nga fati, prej dy precedentëve, të cilët njihen tashmë. Babai i Agamemnonit, Atreu, vrau bijtë e të vëllait Tiestit dhe ia dha mishin e tyre si ushqim. I vetmi që shpëtoi qe Egisti. Vetë Agamemnoni sakrifikoi në Aulidë të bijën Ifigjeninë për nder të perëndeshës Artemisë, që të lejonte nisjen e flotës greke drejt Trojës. Nga ana tjetër, Agamemnoni udhëhoqi ushtrinë greke në luftën kundër trojanëve, e cila qe një masakër e vërtetë. Rrëmbimi i Helenës nga Paridi nuk qe justifikim i mjaftueshëm, për ta bërë këtë luftë, edhe pse në fund grekët fituan, ajo solli shkretimin e shtëpive trojane.)Tek Agamemnoni, realizimi i planit të Klitemnestrës përgatitet përmes tri skenave të vendosura në një shkallëzim të gjetur, ku mbizotëron ambiguiteti i gjendjes së saj emocionale: së jashtmi duket sikur ngazëllen triumfin e të shoqit, së brendshmi ajo është në tension për momentin e përmbushjes së qëllimit të saj. Së pari ajo dialogon me korin, pastaj me një lajmës të ushtrisë që i rrëfen për fitoren dhe së fundi me Agamemnonin, i ndjekur nga skllavja e tij Kasandra, e bija falltare e Priamit. Hero i lodhur prej betejave të tij, e prej lavdisë, ai mezi pret kthimin në shtëpinë dhe përditshmërinë e tij. Me gjithë madhështinë që nuk e braktis, ai fsheh një frikë të errët nga perënditë. Klitemnestra e bind të hyjë në pallat mbi një tapet të purpurt: imazh i shkëlqyer skenik i banjës së gjakut që po e pret. Me të hyrë në pallatin mbretëror mbreti dhe mbretëresha, Kasandra mbetet e vetme me korin, ndërsa në “prapaskenë” përgatitet fundi i Agamemnonit prej dorës së Klitemnestrës dhe Egistit, të dashurit të saj. Ajo flet përçart duke ndërmendur tmerret e familjes së Atridëve, të cilat arrijnë kulmin me krimin e fundmë që po kryhej. Falltarja, viktimë e asaj që është duke ndodhur, e di që e pret i njëjti fat. Në skenë futet Klitemnestra që e ngazëllyer prej mizorisë mbron ashpër të drejtën e saj për hakmarrje, përballë korit të tronditur. Në fund shfaqet Egisti që ndan me të triumfin e tij. Krimi nuk do t’i japë fund zinxhirit të gjatë të fajeve, por do të kërkojë sërish gjak në atë shtëpi.83

