Page 86 - Demo
P. 86
Falë përqendrimit kohor që është privilegj i teatrit, në fillim të Koeforevekanë kaluar disa vjet. Oresti, i biri i Agamemnonit, të cilin e motra Elektra e shpëtoi nga furia vrasëse e Egistit dhe e dërgoi te një mik i vjetër, kthehet në Argo. Atë e shoqëron Piladi, i biri i mikut të të atit dhe mbrojtës i dëshirës së Apolonit, i cili i ka caktuar detyrë Orestit që të marrë gjakun e të atit. Në të gdhirë ai shkon në varrin mbretëror ku vendos si blatim një cullufe flokësh. Aty mbërrin i shoqëruar nga Elektra, kori i grave trojane, të cilin Klitemnestra, e tmerruar nga një ëndërr, e ka urdhëruar të çojë oferta pastruese mbi varrin e të shoqit. Prej këtyre grave, vjen titulli i tragjedisë, koeforet ishin gratë që çonin blatime, vajra aromatikë në varre. Takimi mes vëllait dhe motrës në fillim ka një moment tensioni. Elektra i krahason flokët e Orestit me të vetët, mat gjurmët e tij me këmbën e vet dhe shpresa i ngjallet në zemër. Pas rinjohjes ata përqafohen dhe ideja e hakmarrjes u vjen së brendshmi jo vetëm si një impuls subjektiv, por edhe si një detyrim objektiv. Apoloni e ka kërcënuar Orestin me një lebër të tmerrshme, nëse nuk merr hakun e të atit.Episodi qendror i dramës nuk është akti i mëmëvrasjes, por nxjerrja në pah e fuqisë atërore, sipas formës tipike të tragjedisë greke, që privilegjon në skenë momentin e fjalës në krahasim me atë të veprimit. Në një dialog lirik (κομμός komos) me një magjepsje haluçinante, zërat e Orestit, të Elektrës dhe të korit qajnë fatin e hidhur të mbretit të madh dhe përgjërohen për ndihmë. Akti i trondit vetë protagonistët deri në një dalldi, ku dhimbja dhe urrejtja përzihen, duke i shtyrë në mënyrë të paevitueshme drejt aktit të gjakut. Midis dy veprimeve njësoj të dënueshme, mëmëvrasja dhe heqja dorë prej hakmarrjes ndaj të atit, Oresti mishëron situatën karakteristike të heroit tragjik, alternativën e pamëshirshme dhe pa shpëtim që është dënimi i njeriut. Ai zgjedh: “Ta vras atë pa le të vdes!”.Tashmë ngjarjet përshpejtohen me një shpejtësi dramatike. Skena zhvendoset në pallatin mbretëror, falë përqendrimit simbolik të hapësirës teatrale. I veshur si i huaj, Oresti sjell lajmin e rremë për vdekjen e vet dhe Klitemnestra ndien dhimbjen e vërtetë të nënës. Ajo shfaqet thellësisht e ndryshuar nga protagonistja e pashpirt që qe në tragjedinë e parë, megjithatë nuk ka më kohë për ta ndaluar vullnetin hyjnor. I pari bie Egisti, dhe gruaja lëshon një britmë dhimbjeje që vjen prej dashurisë. Ajo përpiqet t’i ngjallë mëshirë të birit, duke i treguar gjoksin që i ka dhënë qumësht. Oresti ka një çast hezitimi (prej të cilit e nxjerr Piladi, duke i kujtuar urdhrin e perëndisë), pastaj e vret. Ai ekspozon para korit kufomat e dy tiranëve, vrasës të babait të tij dhe pushtues të fronit të tij. Ai marroset prej krimit të vet dhe Erinitë, perënditë e hakmarrjes i shfaqen dhe e përndjekin. Vetë shpirti i tij nuk e përballon dot krimin e kryer: më kot ai i shpall Argos, por sidomos vetes së tij, se ky ishte një akt i vënies së drejtësisë në vend, dhe që e ka detyruar një perëndi. Prishja e mallkimit që rëndon mbi familjen e Atridëve është ende larg, Orestit i duhet t’ia dalë mbanë dhe të shlyejë fajin. Vetëm falë Apolonit, ai mund të gjejë spastrim të shpirtit dhe paqe.Oresti hakmerret për të atin. 84

