Page 87 - Demo
P. 87


                                    1. Sa nga veprat e Eskilit kanë mbërritur deri në ditët tona?2. Në shfaqjet e tragjedive të Eskilit ka pasur përherë situata të befasishme. Tregoni disa prej karakteristikave që i dallojnë këto shfaqje nga ato të autorëve bashkëkohës të tij.3. Cilat vepra dhe autorë të mëvonshëm nga letërsia botërore u mbështetën në veprën e Eskilit dhe në fatin e Orestias?4. Cili është elementi i ri skenik te Persët? Ku është mbështetur autori për të shkruar këtë vepër?5. Pse një nga tragjeditë e Eskilit titullohet Të shtatë kundër Tebës? Tregoni pjesët e kësaj vepre.6. Diskutoni mbi karakterin meditues të tragjedisë Lutëset. Çfarë mesazhi përcillet përmes saj?7. Cilat janë tri pjesët e tragjedisë Orestia? Ç’përfaqësojnë Koeforet? Po vetë Oresti? Si ndikon kori në vendimmarrjet e tij dhe si rrjedhin ngjarjet drejt zgjidhjes së konfliktit?8. Flisni për episodin qendror të Koeforeve dhe zgjedhjen e Orestit për hakmarrje.9. Diskutoni për rolin e fatalitetit në veprën e Eskilit. Reflektoni rreth problemit të së drejtës si një nga konceptet më të famshme letrare dhe filozofike të të gjitha kohërave.Studim tekstiPikërisht në faltoren e Apolonit në Delfi hapet drama që pason, Eumenidet. Priftëresha e hyjit hyn në tempull dhe atje zbulon Erinitë e tmerrshme, korin e kësaj drame, persekutueset e mëmëvrasësit që kërkon strehë prej tyre. Apoloni i jep mbrojtje dhe e nis për në Athinë, të shoqëruar prej Hermesit. Në akropolin e Athinës, pranë statujës së Athinasë, mbërrin Oresti i ndjekur prej Erinive që sërish e mundojnë. Perëndesha mbrojtëse e qytetit kërkon që Oresti të gjykohet nga një gjykatë më e lartë. Përballë kësaj gjykate që paraqet Aeropagun, përballet akuza, e cila dënon veprimin e Orestit mëmëvrasës në bazë të të drejtave të botës matriarkale, dhe mbrojtja, e cila mbron një vizion patriarkal të botës. Në përfundim të gjykimit gjykatësit votojnë. Votat janë baras, por Athinaja e jep votën e saj në favor të Orestit. Falë kësaj ndërhyrjeje hyjnore Oresti del i pafajshëm. Erinitë munden. Të shndërruara në Eumenide, “mirëdashëse”, perëndeshat do të adhurohen dhe do të kenë një vend të kultit të tyre në Athinë.Orestia është vepër që vë në qendër fatalitetin dhe shtjellimin e konceptit të së drejtës. Sipas Eskilit, e drejta ndryshon kah dhe asnjëherë s’është e përjetshme. Tiparet e dramaturgjisë së EskilitÇdo tragjedi ka tematikën e vet, por problemi që mbizotëron në të gjithë veprën dramatike të Eskilit është raporti mes pashmangshmërisë së fatit dhe përgjegjësisë së njeriut. Në të shfaqet përfundimi i një përplasjeje historike, të cilën epoka e Eskilit e jetoi në të gjithë dramaticitetin e saj. Në njërën anë mbijetoi besimi antik që mbështeste idenë e një hyjnie kundërshtare të njeriut dhe të një dhimbjeje të lindur të ekzistencës njerëzore. Në anën tjetër, u mbrojt besimi racionalist në aftësinë e njeriut për të zotëruar ngjarjet, që u përforcua edhe nga fitoret ndaj Persëve.Fryma religjioze në teatrin eskilian shndërrohet në një mësim etik që qëndron në paralajmërimin për të njohur vetveten dhe kufijtë e gjendjes njerëzore. Forca e hyjnisë, mbi të gjitha, realizohet si drejtësi; dhe në njohjen e këtij identiteti shprehet gjithashtu një parim politik. Organizimit shoqëror të komunitetit i kërkohet zbatimi praktik i normave. Këto norma e udhëheqin jetën e njeriut në bazë të kritereve të një drejtësie, e cila nga hyjnore shndërrohet në njerëzore.85
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91