Page 88 - Demo
P. 88
ANALIZË E VEPRËSPrometeu i mbërthyerRreth Prometeut të mbërthyer ka shumë paqartësi, si për sa i përket autorësisë, pra nëse është Eskili autori i saj, ashtu edhe sa i përket datës së shfaqjes së veprës. Bëhet fjalë për një trilogji, prej së cilës ka mbërritur vetëm kjo vepër, si dhe dy titujt e të tjerave: Prometeu zjarrsjellës dhe Prometeu i çliruar. Titani Promete është ndëshkuar nga Zeusi për të mirat që i ka dhuruar njerëzimit. Kratos dhe Bia (Pushteti dhe Dhuna), në emër të mbretit të perëndive, e kanë lidhur në një shkëmb të thepisur e të ekspozuar ndaj çdo furtune, në kufijtë e botës. Një shkabë i ha mëlçinë gjatë ditës, e cila rritet sërish gjatë natës. Prometeu është protagonisti pozitiv i luftës kundër despotizmit (sundimit absolut), kundër një armiku të tij dhe të njerëzimit, pra Zeusit, sovranit të gjeneratës së fundit hyjnore. Prometeu njeh një sekret, i cili ka të bëjë me shkatërrimin e sundimtarit. Ai di që Teti, dashurinë e së cilës mëtonte Zeusi, është e paracaktuar të lindë një djalë më të fuqishëm se i ati. Zeusi përpiqet ta mësojë këtë sekret në shkëmbim të lirimit, por Prometeu nuk pranon. Ai jo vetëm nuk mohon rolin e tij si mbrojtës i njerëzve, por mbi të gjitha mbetet kampion i lirisë së vet të brendshme kundër despotizmit. Në episodet e tjera të tragjedisë, kori i Oqeanideve përpiqet t’ia lehtësojë dhembjet, ndërkohë që babai i tyre Oqeani kërkon ta shtyjë drejt nënshtrimit. Prometeu i numëron korit të mirat e tij ndaj njerëzimit. Një tjetër viktimë e padrejtësive të Zeusit, Ioja, e shndërruar në lopë prej Herës xheloze, mbërrin te shkëmbi i Prometeut, i cili e paralajmëron rreth peripecive të saj të ardhshme: për mundësinë për t’u rikthyer në formë njerëzore dhe për fatin që e pret pasardhësin e saj. Në fund Hermesi, lajmëtari i Zeusit, provon të zbulojë sekretin fatal, por më kot. Zeusi e godet me rrufe Prometeun në majën e shkëmbit ku ishte lidhur, i cili e zë përfund. Roli i korit Kori përbëhet nga Oqeanidet, vajzat e Oqeanit. Eskili i paraqet si kunata të protagonistit, por gruaja e Prometeut nuk bën pjesë në grup. Nimfat ia kanë mbathur nga babai i tyre për të takuar Titanin. Situata e tyre është e pazakontë, pasi ato veprojnë me guxim dhe me autoritet. I imponohen Prometeut, pa pasur frikë ta kritikojnë dhe t’i vënë në dukje fajin e tij (duke përfituar, mbase, edhe nga gjendja në të cilën ndodhet Prometeu). Nëpërmjet tyre, autori paraqet figurën e vajzës së pastër, me integritet, të sigurt në vetvete, sepse njeh të vërtetën dhe di që është në rrugën e duhur. Pikërisht për këtë arsye, autori identifikohet me Oqeanidet. Funksioni i prologut Kratosi, që përfaqëson forcën e Zeusit, dhe Bia, që nuk është e pranishme, e tërheqin zvarrë Prometeun deri në një vend të zgjedhur nga Zeusi për dënimin e tij, një kodër me akull dhe e shkretë. I ndjek Efesti (Vullkani), që mban në Prometeu, skulpturë nga N. S. Adam86

