Page 89 - Demo
P. 89


                                    dorë varenë e farkëtarit dhe zinxhirët me të cilët do të lidhë Prometeun në një shkëmb. Vuajtjet e Titanit vihen në zbatim nga nxitjet e ashpra dhe të rënda të Kratosit, që shpreh autoritetin e vullnetit të Zeusit, të cilit nuk mund t’i shpëtojë askush. Prologu ka funksion të fusë tregimin e mitit mbi të cilin mbështetet tragjedia e Eskilit, të krijojë skenën, ta prezantojë protagonistin si një të pafajshëm të destinuar për të vuajtur për shkak të vullnetit të një hyji tiran (Zeusit). Kjo përshtypje përftohet falë personazhit të Efestit, i cili provon mëshirë përkundrejt Prometeut, edhe pse e zbaton deri në fund detyrën e tij, i ndërgjegjshëm që duhet t’i bindet vullnetit të Zeusit. Në këtë mënyrë prologu paraqet temat kryesore që përmban tragjedia: dhimbjen e të pafajshmit, drejtësinë, lirinë, shpresën, me qëllim që spektatori të informohet dhe të ketë mundësi të verifikojë përmbajtjen gjatë tragjedisë, gjë që lehtëson të kuptuarit e përmbajtjes didaktike.  Numri i aktorëveNë lidhje me numrin e aktorëve, vazhdon një diskutim që ende mbetet i hapur. Numri i personazheve në prolog është katër (Pushteti, Dhuna, Vullkani, Prometeu), ndërsa numri maksimal i aktorëve në skenën e Eskilit është dy. Përjashtohet prania fizike e Dhunës në skenë, sepse nuk flet, vetëm citohet. Hipotezat në lidhje me këtë janë disa. Njëra prej tyre është që Eskili donte të ruante rregullën e dy aktorëve.  Vuajtja e të pafajshmëve dhe drejtësia Prometeu na paraqitet në prolog si një i pafajshëm që vuan për shkak të vullnetit të një hyji tiran, i cili vret e pret pa bërë dallim. Gjatë tragjedisë, Prometeu e mallkon vazhdimisht Zeusin për këtë dënim të padrejtë, por dallimi mes drejtësisë dhe padrejtësisë zbehet në mënyrë progresive derisa arrihet në pohimin se përgjegjësia për veprimet është e atij që vepron, ndërsa hyji është i pafajshëm. Në fakt, sipas Eskilit, Prometeu ka bërë një gabim: ai ka vendosur me kokën e tij kundër vullnetit të të tjerëve. Studim teksti1. Çfarë rrëfehet në tragjedinë Prometeu i mbërthyer? Shpjegoni historinë e mitit mbi të cilin mbështetet ky subjekt dramatik, duke renditur në të njëjtën kohë personazhet mitologjike.2. Shpjegoni rolin e korit të Oqeanideve në strukturën e veprës dhe në zhvillimin e konfliktit dramatik. A mendoni se ky është kori më i bukur që keni ndeshur ndonjëherë? Si dalin koncepti i integritetit moral dhe ai i së vërtetës në marrëdhënie me bukurinë fizike? A është kori zëdhënësi i vërtetë i autorit?3. Përcaktoni funksionin e prologut të veprës dhe identifikoni temat kryesore që shpallen në fillim të tij. Çfarë ju bën përshtypje në zgjedhjen e këtyre temave?4. Analizoni raportin dinamik midis Prometeut dhe Zeusit. Ç’efekt sjell kontrasti sundimtarmbrojtës apo ndëshkues-mbrojtës? Si vjen në subjekt hakmarrja e Zeusit?5. Zbuloni dimensionin e prezantimit të personazheve në prolog. Ato janë katër, por në skenë shihen vetëm dy. Me cilën karakteristikë të veprës është e lidhur kjo?6. Pse Prometeu vlerësohet si personazh pozitiv? Ku mbështetet ky tipar dhe si shfaqet ai përmes shtjellimit të subjektit?7. Shpjegoni simbolikën e figurës së Prometeut. Si shfaqet tek ai koncepti për lirinë e individit dhe roli i mbrojtësit të njerëzimit? 8. Çfarë dëshmon fundi i tragjedisë Prometeu për lexuesin e ditëve të sotme?87
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93