Page 90 - Demo
P. 90
FRAGMENTBujaria e Prometeut, shkak i vuajtjeve të tijKORIZbuloi të gjitha edhe thuaj fajinpër të cilin Zeusi ty të ka dënuarme këtë dënim t’egër e të hidhur;na e thuaj neve në s’të sjell mërzi1.PROMETEUËshtë hall të flasësh, hall e të mos flasëshNga do që të kthehem, gjej mjerim përpara.Kur në mes të hyjve plasi sherr i madhE një grind’je e forte midis tyre lindi,- se një palë deshte të rrëzonte Kronindhe t’i jepte Zeusit fronin mbretëror,kurse ca të tjerë nuk pranonin kurrëqë të mbretëronte Zeusi përmbi hyjetunë n’atë kohë me Titanët2 q’janëbijë të Qiellit si dhe të Tokësbisedova mirë dhe i këshillova,por s’i binda dot;duke i përbuzur mjetet më të mira,thanë se do dilnin mundës3 pa mundim,vetëm edhe vetëm me fuqit’ e tyre.Nëna im’ e qojtur Temis4 edhe Tokëq’ishte një fytyrë, po ka shumë emra,më kish parafolur se në kohë t’ardhmenuk do t’ish nevojë për fuqi e forcë,1 Oqeanidet e pyesin Prometeun për arsyen e dënimit nga Zeusi.2 Bijtë e qiellit dhe të Tokës (Uranit dhe Geas) shpeshherë njihen me emrin Titanë. Ata janë gjithë perënditë e vjetra që u thyen dhe u mundën prej Zeusit. 3 Fitimtarë. 4 Temis: Sipas Eskilit, Prometeu është biri i Japetit dhe i Temisës; kjo e fundit përkujdesej për gostitë e qiellorëve dhe për të siguruar rendin ndër popuj. Më vonë u bë perëndesha e drejtësisë dhe e gjykimit të drejtë. Akti I, skena III(Prometeu, Kori)Te fragmenti i sjellë më poshtë, përveç të tjerash, bien në sy tema e lirisë dhe ajo e shpresës, që janë të pranishme në vepër. Prometeu krenohet se i ka ndihmuar njerëzit jo vetëm duke u dhuruar zjarrin, por edhe sepse u ka ngjallur “shpresë të verbuar” (u ka hequr mundësinë që të dinin ditën e vdekjes së tyre, siç kishte ndodhur deri atëherë). Më tej nuk u përgjigjet Oqeanideve kur e pyesin se çfarë shprese ka për atë vetë. Përgjigjja e tij të kujton Horacin (carpe diem): ai e nxit vajzën që të jetojë të tashmen. Prometeu, edhe pse i burgosur, thotë se ka zgjedhur me vetëdije që të mëkatojë, madje ka qenë i vetëdijshëm edhe për dënimin që do t’i vinte nga veprimi i tij. Në këtë mënyrë, Titani shpall vullnetin e tij të lirë ose mundësinë për të zgjedhur. Vullneti i lirë i jep dinjitet njeriut, por liria i jep dinjitetin dhe lumturinë e vërtetë. 88

