Page 91 - Demo
P. 91


                                    po dredhia vetëm do të triumfonte5.Kur këto arsye ua shpjegoja,jo që s’më dëgjuan, po s’m’i shtin’as sytë.Në këto rrethana m’u duk m’ e mirëvullnetar të shkoja bashkë dhe me nënëne t’i ndihja Zeusit siç e desh dhe ky6.Dhe tani në saj të këshillës’ imeqë i dhashë Zeusit, si një shok e mik,thellësit’ e errta të Tartarit Zi7Kronin plak mbulojnë bashkë dhe me shokët.Po tiran’ i hyjve8, ndonëse nga muapa këto të mira, ja si m’a shpërbleume këto dënime të këqia fort9;Se tiranët kanë dhe këtë sëmundje10:miqve të tyre të mos u besojnë.Tashti i përgjigjem pyetjes që bëtë:pse Zeusi vallë më dënoi kështu?Sa po zuri Zeusi fronin’ e të jatit,nisi t’u shpërndajë hyjeve dhurata,disave nga një lloj, cave nga një tjetër,e të rregullojë fronin e pushtetinpa e çarë kryet për të mjerët njerëz;madje ndërmend kishte dhe t’i zhdukte fare,e një tjetër race njerëzish të bënte11.Asnjë përveç meje nuk i vajti kundër;vetëm unë guxova; dhe u bëra shkakqë të mos e marrin rrugën e Skëterrësnjerëzit të prekur prej rrufes’ së tij. Ja pra pse po vuaj nga këto mjerimeqë s’mund të durohen veç me shumë dhimbjee që tmerr të kallin kur i sheh me sy.Unë me mëshirë plot për njerëzinëVetë fat s’kam patur që të mëshirohem.Po ja ku mundohem pa asnjë mëshirë, turp i madh për Zeusin!KORI Promete!Ai që s’po vuan kur të sheh kështu,zemër ka të hekurt edhe ësht’ prej guri.Oh! Sa do të desha që të mos i shihja!Dhe tashti q’ i pash, zemra më këputet.PROMETEUMiqve do t’u dhimbem, nuk do të më shohin.KORIMos ke shkuar vallë edhe ca më tej12?PROMETEUNjerëzin’ e bëra të përbuzë vdekjen13.KORIÇfar’ ilaçi i gjete ti kësaj sëmundje?5 Nëna e Prometeut parashikon se, me kalimin e kohës, dredhia do të triumfonte mbi forcën. 6 Prometeu dhe nëna e tij bashkohen me Titanët që janë në anën e Zeusit. 7 Pjesa më e largët dhe më e thellë e ferrit. Është po aq larg nga pjesët e tjera të ferrit, sa ç’është toka prej qiellit. 8 Zeusi. 9 Edhe pse Prometeu e ndihmoi Zeusin në luftën kundër Kronit, ai u tregua i pamëshirshëm me dënimin e tmerrshëm që i dha Prometeut. 10 Ves. 11 Konflikti i parë i Prometeut është shpërfillja e Zeusit për njerëzit dhe qëllimi i tij për t’i shfarosur dhe për t’i zëvendësuar me një racë tjetër.12 Mos ke bërë edhe ndonjë mëkat tjetër që të ka dënuar?13 Njerëzve u hoqi mundësinë të parashikonin fatin e tyre (ditën e vdekjes). 89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95