Page 92 - Demo
P. 92
PROMETEUNë shpirt u kam kallur shpresë të verbuar.KORIKjo për njerëzinë ësht’ dhurat’ e vyer.PROMETEUUnë edhe zjarrin u dhurov’ atyre.KORISi pra? Edhe zjarrin që shkëlqen e ndritNjerëzit dit-shkurtër e gëzojnë sot?PROMETEUPrej këtij dhe artet do mësojnë shumë14.KORIJa mëkatet pra për të cilat ZeusiPROMETEUMë mundon dhe vojtjet nuk m’i lehtëson15.KORIPo mbarim’ i tyre a ësht’ i caktuar?PROMETEUFund do të marrin vetëm kur të doj’ ai.KORIKu e mbështet mendimin dhe ku shpreson?Si nuk e sheh se ke mëkatuar?Nuk e zë në gojë si e bëre fajin,Se kjo pun’ as mua nuk më pëlqenGjithashtu dhe ti s’ke qef ta dëgjosh.Po këto të gjitha le t’i lemë fareDhe kërko si vallë do shpëtosh nga vajtjet.KORIZbuloi të gjitha dhe thuaj fajinPër të cilin Zeusi ty të ka dënuarMe këtë dënim t’egër e të hidhur;Na e thuaj neve në s’të sjell mërzi.PROMETEUËshtë shumë e lehtë që të këshillosh Edhe mend t’u japësh njerëzve fatkeqKur ti vetë ndodhesh jashtë çdo rreziku.Bëra faj me dashje, nuk e mohoj; unë vetes s’ime i kam sjellë dëm,për t’i bërë mirë gjithë njerëzisë16. Po s’pandehja kurrë një dënim të tillë17:Që të thahem lidhur mu në këtë shkëmb,Shkëmb të shkretë fare dhe të pabanuar18.Ju të mos më qani për sa vuaj sot,zbrisni pak në tokë dhe dëgjoni mirëFatet që më presin që tani e tutjeDhe kështu t’i dini tëra krejt e fund.Hapni veshët mirë edhe më dëgjoniDhe mëshirë kini për mua të varfrin,që këto të zeza vuaj dhe pësoj.Fat’ i keq që sillet edhe shkon kudo,Ky i prek të gjithë dhe i bie kujt do19.14 Tani që njerëzit kanë zjarrin, do të kenë mundësi të mëdha zhvillimi. 15 Prometeu u rrëfeu Oqeanideve arsyet e zemërimit të Zeusit ndaj tij. 16 Prometeu ka vendosur me vullnetin e tij të lirë të ndihmojë njerëzit, ndonëse e dinte që nga kjo do të vuante. 17 Prometeu mbas këtyre fjalëve nxjerr në pah faktin se njeriu është i pafuqishëm përballë fatit të paparashikueshëm. 18 Prometeu përshkruan vendin ku vuan dënimin për bujarinë që tregoi ndaj njeriut. 19 Fatkeqësia është e verbër, nuk e zgjedh vendin ku shkon.90

