Page 93 - Demo
P. 93


                                     Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Pjesë e rëndësishme e subjektit të tragjedisë është konflikti dramatik dhe momenti kur ai zbulohet ose krijohet. Si del ky konflikt dhe nga buron?2. Renditni shpjegimet e Prometeut nga fillimi i fjalës së tij e deri në fund. Çfarë zbulohet gjatë këtij rrëfimi? 3. Ç’karakteristika të tiranit përshkruan Prometeu?4. Ku duket mosmirënjohja e Zeusit ndaj Prometeut? A është kjo cilësi e një sundimtari të vërtetë?5. Ç’këshillë i jep mëma Prometeut përmes vargut: po dredhia vetëm do të triumfonte? Analizë përmes shembujve 6. Eskili është autori që futi për herë të parë korin në skenë. Ilustroni me shembuj rëndësinë e këtij elementi skenik dhe tregoni si ndikon qëndrimi i tij në mesazhet që përcillen në vepër. Analizoni gjithashtu funksionin e tij në zbërthimin e subjektit dhe në vendosjen e prioritetit të njërës ngjarje mbi tjetrën.7. Shpjegoni dy qëndrimet e korit në këto vargje:  Zbuloi të gjitha dhe thuaj fajin Për të cilin Zeusi ty të ka dënuar Me këtë dënim t’egër e të hidhur; Na e thuaj neve në s’të sjell mërzi.8. Pse fjalët e para të Prometeut këtu dëshmojnë së pari për dilemën e tij? Çfarë rrëfen ai përmes tyre? Si vlerësohet koncepti mbi lirinë në vargun: Është hall të flasësh, hall e të mos flasësh?9. Pse dënimi i Prometeut është “i egër e i hidhur”? Reflektim dhe vlerësim dijesh 10. Përcaktoni momentet ku shfaqet Prometeu misionar, liridashës, luftarak, pozitiv.11. Ç’mision realizon Prometeu përmes dhuratës që u bën njerëzve? Si e shihte ai këtë veprim? Pse kori mendon ndryshe nga ai? 12. Si përshkruhet Zeusi nga Prometeu dhe nga Kori? Ç’të përbashkët kanë këndvështrimet e tyre? Dalloni më pas dënimin e aktit të zjarrsjellësit nga kori. Pse ndodh kjo?13. Prometeu është i ndërgjegjshëm për veprën dhe fajin e tij. Gjeni dhe shpjegoni antitezën në fragment që e tregon atë fajtor dhe të pafajshëm në të njëjtën kohë apo humbës dhe triumfator. Fjala dhe përdorimi i saj 14. Gjeni shprehje dhe epitete, që tregojnë tiraninë e Zeusit dhe shpjegoni natyrën e konfliktit përmes tyre. Me ç’tone shoqërohet fjala e Prometeut në dialogun me Oqeanidet? 15. Ç’dëshmohet përmes pyetjes: Mos ke shkuar vallë edhe ca më tej?16. Shpjegoni togfjalëshin: ësht’ dhurat’ e vyer. Çfarë efekti jep përdorimi i njëpasnjëshëm i foljeve: vuaj dhe pësoj? Detyra dhe këshilla 17. Megjithëse vepra si Prometeu i kanë të qarta mesazhet që përcjellin, duhet të dimë të veçojmë vargjet ku jepen ato dhe të parafrazojmë apo të krijojmë ide rreth kuptimit të tyre të mëtejshëm.18. Ndaluni te dy vargjet e fundit dhe shkruani një ese me temë: Fat’ i keq që sillet edhe shkon kudo,Ky i prek të gjithë dhe i bie kujt do.S T U D I M T E K S T I 91
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97