Page 94 - Demo
P. 94


                                    FRAGMENTParalajmërimi i Hermesit dhe qëndresa titanike e PrometeutPrometeu i tregon Korit të Oqeanideve se do të vijë një ditë kur Zeusi do të përmbyset, por ato nuk mund ta përfytyrojnë një gjë të tillë:“S’ke frikë që lëshon të tilla fjalë?” Prometeu, që e ndien se Kori trembet para tiranisë së Zeusit, me ironi i thotë që le t’i lutet e le ta lajkatojë Zeusin tani që ka pushtet, kurse sa për vete për asgjë s’çan kokën, aq më pak për Zeusin.Në këto e sipër, vjen Hermesi, që kërkon t’i shkëpusë heroit të fshehtën për të ardhmen e Zeusit. Ky është shërbëtori më servil dhe më i pamëshirshëm i tiranit.Akti V, Skena IPrometeu, Kori, HermesiHERMESIMe ty, o dhelpër, tallës e përbuzës,me ty, o tradhtar i perëndive1,me ty, që pasurove njerëzit e vdekshëm2,me ty, hajdut i zjarrit të hyjnive,me ty po flas! Im at’ i madh kryezotnë qiell, të urdhëron cdo gjë që llapepër dasmën, që do ta rrëzoj nga froni3,shpejt t’ia tregosh haptazi, pa fshehur gjë.Fol qartë, Promete dhe pa enigma!Mos me shtrëngo të bëj dy herë rrugën.Nuk zbutet Zeusi me kokëfortësi!PROMETEUSa fort i shkokërka një gju’ e lartëprej mburraveci një lakejeje të bindur4të Perëndive! Eh, t’rinj në moshë,të rinj’ e në pushtet, mos ju pandehnisa tërë jetën e jetës pa trazirado të banoni në pallat qiellor?S’i patë dy tiranët e tjerëse si u rrokullisën posht’ nga froni?Do shoh si do përmbyset dhe të tretin.Ai që sundon tani në Qiell do bjerëme shpejt dhe më me turp sesa të tjerët.Mos vall’ kujton se trembem dhe përulemPërpara hyjve të tu të rinj?Shiko se po gabon. S’më njihke fare!1 o mëkatar i perëndive.2 që u bëre nder njerëzve. 3 Trego për martesën që ti mburresh se do të rrëzojë Zeusin nga froni. 4 si i ka hije shërbëtorit të bindur. 5 Kthehu mbrapsht!6 Hermesi përdor të gjitha mënyrat për t’ia arritur qëllimit të tij, duke përsëritur kërcënimin dhe hipokrizinë.92
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98