Page 95 - Demo
P. 95
7 Edhe Oqeanidet, të cilat vërtet e mëshirojnë heroin, por e quajnë gabim veprën e tij, e këshillojnë të bindet.8 Nuk është turp kur armiku e pëson nga armiqtë e tij. 9 Le të bjerë mbi mua zjarri i rrufesë!10 Le ta turbullojë atmosferën e lartë zburma e bubullimës, era e egër. 11 Çfarëdo që të bëjë, mua s’më vret dot. 12 Fjalë dhe mendime të tilla mund të dëgjohen vetëm nga njerëz të çmendur. 13 Po sikur të ishte i lirë, deri ku do të kishte arritur marrëzia e tij? 14 Me fjalët e Prometeut bëhet gjithnjë e më e qartë qëndresa e tij titanike. Hermesi, pasi është i bindur se nuk mund të bëjë asgjë, i lajmëron nimfat Oqeanide të largohen që aty, që mendja e tyre të mos shkallojë: “Kur të godasë rrufe e Zeusit”.Vër majat nga ke thëmbrat!5 Mbathja shpejtnga erdhe! Kjo është përgjigjja ime,Mos prit më shumë. Nuk të them asgjë...6KORIHermesi thotë fjalë bash me vendtë këshillon ta mposhtësh zemërimin.Hiq dorë pra nga kokëfortësia,Dëgjoje, Ji i mençur! Është turppër t’urtin këmbëngulja në gabim7.PROMETEUÇdo gjë që tha ky lajmëtare dija mirë, e parashihja,por si armik të të trajtojëarmiku, s’është aspak për turp8.Hë, përvëloni me zjarr rrufesh9,me vetëtima, shkrep, qëllomë!Me zhurmë, britma dhe potereti tok’ e qiell tmerr tronditi,me bubullimë, er’ e shqotë,tallaze të egër, uturimë10.Ti ajër, tok’ e det pështilli,mbi yje shtjella marrt’ përpjetë.Dhe në skëterrë trupin hidhma,mu në Tartar, mu në humnerë.Në ferr të zi si trup të vdekurme dorën hekur, fat, vërtitëm!Por vetëm trupin tim të mjerë,se kurrë, kurrë un’ nuk vdes!11HERMESINga dëshpërimi flet përçart,urrejtj’ e zezë e zemërimi.Mbërthyer nga tmerr përmbi shkëmbinjs’e mbyllka gojën i shkalluari12.I lirë ky sikur të ishteKu mendj’ e shthurur kish arrirë?13Por ju, që keq ju vjen për të,largohuni shpejt nga ky vend;Që mendja juaj mos të shkallojë,kur të godas’ rrufe e Zeusit!14KORIMe mua flit me tjetër gjuhëdhe mos më jep të tilla mend,ato nuk zenë vend tek unë!Më the një fjalë fyese shumë!93

