Page 96 - Demo
P. 96


                                    Jo, kurrë nuk mund të me shtyshtë bëj një poshtërsi të tillë!Sepse jam gati un’ gjithmonëçdo short të zi me të ta vuaj.Po, jam mësuar gjithë jetënqë pabesinë ta kem pështirë.S’njoh unë ves me të shëmtuar,më të poshtër, se tradhtinë!15HERMESIPor mos harroni çfar’ ju thashë,as mos mallkoni fatin tuaj,kur dallgë dhembjesh t’ju godasë,mos u rropatni, as mos të thonise gjoja Zeusi krejt pa priturju pat qëlluar me flak’ e zjarr.Ju në humner’ u hodhët vetë.Vet’ u gremisët në skëterrë.Në befasi askush s’ju zuri,pasi askush s’ju ngriti juve.Me dashjen tuaj rrjetën endët,në rrjet të fatit zutë veten.16SKENA IIPROMETEUS’qenkan fjalë boshe, se me të vërtetëtoka me rrëmet po trandet17 e dridhet.Oshëtijnë bubullimat me gjëmime,gjarpërojnë rrufetë me vetëtima,gjuhë flake zigzag bëjnë nëpër qiell,flakërimat verbojnë çdo gjë përqark!Era pluhurin e rrugës ngre në ajër,shqota ulërin, vërshëllen me lemeri!Shqotë me shqotë po përplasen, po përleshentok’ e qiell e çdo gjë u përzje në botë!Ja, ç’furtunë dërgoi Zeusi i tërbuarpër të me ndëshkuar, për të me përkulur!Shih, o mëmë tokë.E nderuar nënë,shih eter i shenjtëqë me dritë botënskaj më skaj pështjell.Shihni si po vuajkrejt pa pasur faj!15 Kori i Oqeanideve e quan vepër të ulët të braktisë mikun në fatkeqësi.16 Hermesi më në fund largohet. Prometeu po e ndien se paralajmërimi i Hermesit po bëhet realitet. 17 tronditet.94
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100