Page 97 - Demo
P. 97


                                    S T U D I M T E K S T I Herakliu çliron Prometeun. Terrakotë e hershme, viti 610 p.e.r. Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Që në fillim të fragmentit zbulohet Prometeu parashikues, më pas ironik dhe në fund moskokëçarës. Ilustroni me shembuj secilën paraqitje të personazhit.2. Çfarë i bën më shumë përshtypje Hermesit në natyrën e Prometeut? Ç’ndien ai për të? Është kjo një ndjenjë e vërtetë apo hipokrizi e hapur?3. Shpjegoni pse Prometeu nuk ka frikë nga asgjë.4. Si e vlerëson kori të gjithë këtë dialog midis dy personazheve? Cilin ves përcaktojnë Oqeanidet si më të keqin? Identifikoni reagimin e Prometeut pas opinionit të korit. Analizë përmes shembujve 5. Si del Hermesi në këtë fragment? Ku duken servilizmi dhe keqdashja e tij? Deri ku shkon kjo e fundit?6. Analizoni shkallëzimin rritës në etiketimet që Hermesi i bën Prometeut. 7. Po Prometeu, si e quan Hermesin? 8. Shpjegoni rolin e anaforës dhe të epitetit në paraqitjen e kësaj skene.9. Zbërtheni natyrën e Prometeut në momentin kur thotë: Vër majat nga ke thëmbrat. A është kjo një përgjigje e merituar ndaj kërkesës së Hermesit? Çfarë parashikohet se do të ndodhë pas këtij reagimi? Cilat kode dhe ligje shkel përfundimisht ai? Reflektim dhe vlerësim dijesh 10. Kjo është një vepër skenike. Gjeni elementet skenike që ndihmojnë dukshëm në përfytyrimet tona mbi ngjarjen. Gjeni pasthirrmat tunduese të përdorura nga Hermesi dhe shpjegoni tensionin që ngjallin ato.11. Pse Eskili parashtron më vete aftësinë parashikuese të Prometeut? Ç’synon ai përmes saj? Ç’mesazh përcjell? Fjala dhe përdorimi i saj 12. Vini re tonin urdhërues të Hermesit. Gjeni foljet që tregojnë këtë ton dhe shpjegoni si vihet përdorimi i tyre në funksion të misionit që ka Hermesi.13. Shpjegoni gjuhën ironike përmes vargut: Sa fort i shkokërka një gju’ e lartë. Detyra dhe këshilla 14. Reflektimi më i mirë pas studimit të një vepre skenike, është aftësia për ta interpretuar atë.15. Ndahuni në grupe dhe interpretoni dialogun midis Prometeut, Hermesit dhe Korit.95
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101