Page 98 - Demo
P. 98
VeprimtariaNë formimin e botëkuptimit të Euripidit ndikuan mësimet e filozofit Anaksagora dhe idetë filozofike mbi jetën, njeriun, pasionet etj., të cilat ai i pasqyroi dukshëm në tragjeditë e tij. Ndryshe nga bashkëkohësit e tij, Euripidi nuk u tundua për t’u marrë me politikë, por u njoh si adhurues i lirisë dhe kundërshtar i luftrave shkatërruese. Euripidi ishte ndër ata tragjedianë që nuk e patën aspak të lehtë rrugëtimin e tyre letrar. Ai kritikohej shpesh për risitë e tij dhe vlerësimin e vërtetë e mori vetëm pas vdekjes. Pas shumë çmimeve të dyta, ai mori çmimin e parë në konkurset e dramatikës rreth vitit 442 p.e.s. Studiuesit mendojnë se Euripidi shkroi 92 vepra, por vetëm 18 prej tyre i mbijetuan kohës, 17 tragjedi si: Medea, Elektra, Hekuba, Ifigjenia në Tauridë, Ifigjenia në Aulidë, Oresti, Risoja, Trojanët, Andromaka, Helena, Bakidet, Alkesta, Herakliu i tërbuar, Fenikaset, Joni, Hipoliti, Heraklidët, Lutësit etj., si dhe satira Ciklopi. I keqkuptuar nga konservatorët, i sulmuar për novatorizmin e tij, i vlerësuar më shumë pas vdekjes dhe ndikues në dramaturgjinë e mëvonshme botërore (shek. XVIII), Euripidi mbetet një nga tragjedianët më të shquar të të gjitha kohërave.Arti i Euripidit1. Ndikimi nga filozofia. Euripidi u quajt filozof i skenës, pasi skena shërbeu si zëdhënëse e ideve të tij filozofike mbi jetën, përditshmërinë dhe konfliktet e saj. Ai ndërtoi kështu qëndrime të reja jashtë kornizave të kohës kur jetoi dhe e vuri mitin në funksion të ideve filozofike. Kjo i shërbeu për t’i ndërtuar tragjeditë në thellësi arsyetimi, por në të njëjtën kohë edhe e penalizoi. Ndikimi filozofik nuk u prit mirë nga satirikët, të cilët e shpotitën shpesh Euripidin. Aristofani, edhe pse e pëlqente Euripidin, e qesëndis atë në komedinë Bretkosat dhe e rendit në vend të tretë pas Eskilit dhe Sofokliut, të cilët sipas tij, nuk u ndikuan nga filozofia si ai. 2. Fryma e re artistike. Nëse Eskili u vlerësua për madhështinë (arti i lartë) dhe Sofokliu për finesën gjuhësore (harmoninë), Euripidi e solli ndryshe artin e tij. Ai solli frymë të Euripidi është tragjedian i shquar i kulturës antike greke. Vendi i tij i lindjes ishte Salamina dhe datëlindja i përkon me fitoren e grekëve në betejën detare kundër persëve në vitin 480 p.e.r., vit në të cilin Eskili ishte 45 vjeç dhe Sofokliu 16 vjeç. Shumë të dhëna rreth jetës së Euripidit janë të mjegullta, por mendohet se ai mori një edukim të mirë, edhe pse vinte nga një familje jo e kamur. Në rininë e tij të hershme parapëlqente atletikën dhe boksin, por interesi i tij për to erdhi duke rënë, pasi vendin e tyre, që nga mosha tetëmbëdhjetëvjeçare, e zuri dukshëm krijimi. Sipas të dhënave, atij i pëlqente të shkruante buzë detit, prandaj ngjyrat dhe aromat mesdhetare zënë një vend të rëndësishëm në veprat e tij. I cilësuar si melankolik, vetmitar, i vështirë në marrëdhënie shoqërore, ai pati rreth vetes pak miq. Ndër ta, një miqësi të ngushtë lidhi vetëm me Sokratin, i cili shkonte gjithnjë në shfaqjet e tij. I pafat në martesë, edhe pse nga e para pati tre djem, por edhe i sulmuar vazhdimisht për risitë në veprat e tij, Euripidi u detyrua të largohej nga Athina dhe të shkonte në Pelë të Maqedonisë, ku u përkrah nga mbreti vendas, Arkelau. Atje vijoi t’i shfaqte tragjeditë e tij deri në fund të jetës, në vitin 406 p.e.r.Euripidi (480-406 p.e.r.)Jeta dhe vepra96

