Page 99 - Demo
P. 99
Studim tekstire, sidomos lidhur me personazhet. Mënyra e re e trajtimit të personazheve ku ato futen në konflikte të brendshme ishte gjë e re për kohën. 3. Veçantia e personazheve. Veprat e Euripidit ishin moderne për kohën kur u krijuan. Një element në funksion të kalimit tradicional është qendërzimi i figurës së gruas dhe trajtimi i saj si e barabartë me burrin. Personazhe të rëndësishme të tragjedive të tij bëhen gratë e forta apo skllevërit e mençur. Gratë për të cilat ai shkroi tragjedi ishin: Alkesta, Medea, Ifigjenia, Elektra, Hekuba, Andromaka.4. Konflikti psikologjik. Objekti i tragjedive të Euripidit bëhen tronditjet e brendshme të personazhit, bota shpirtërore e njeriut. Duke depërtuar në thellësi të personazhit, ai krijoi dramën me konflikt psikologjik. Analiza në këtë rrafsh ndërthuret me notat lirike. Euripidi vuri përballë hyjnive njerëzit, realitetin, dramën e tyre të brendshme dhe zbehu botën e zotave. Kujtojmë vargje të tij: Thonë se në qiell ka hyjni/ Gjepura!/ Kush ka qoftë/ Edhe një thërrime mend, s’do t’u besojë/ Legjendave të vjetra. 5. Mjetet e reja artistike. Euripidi e pasuron tragjedinë e kohës edhe me mjete të reja skenike, muzikën dhe lirikën. Në mes të performancave aktoriale ai bëri ndërfutjet e këndimeve (duetet) të cilat nuk ishin funksionalizuar më parë. 6. Gjuha dhe stili. Mënyra, sesi e tejçon tronditjen te spektatori, lidhet me realizmin, zhveshjen nga konvencionaliteti i kohës. Ndryshe nga Eskili dhe Sofokliu që i lartësonin subjektet e tyre tragjike, Euripidi futet në thellësi, trondit me të zakonshmen, duke ardhur më i thjeshtë, më i natyrshëm e më i kuptueshëm te lexuesi dhe spektatori. Ai përdor gjuhë më të thjeshtë, duke i njësuar personazhet me përditshmërinë.Deux ex machina:Nënkupton zgjidhjen artificiale në një situatë të ndërlikuar. Ajo mund të jetë një mjet teknik që vjen nga jashtë situatës, si p.sh. karroca fluturuese te Medea. Kjo zgjidhje “jo e natyrshme” u përdor më parë nga Eskili e më vonë edhe nga Shekspiri, por tek Euripidi u bë mjet teknik i rëndësishëm i zgjidhjes së konfliktit tragjik.1. Si portretizohej Euripidi nga bashkëkohësit në jetën e përditshme? Tregoni disa detaje të jetës së tij, të cilat ndikuan gjerësisht në krijimtarinë e vet.2. Mbi çfarë idesh u formua botëkuptimi i Euripidit?3. Me cilët nga autorët e tjerë të antikitetit ishte në konkurrencë të përhershme ai?4. Pse Euripidi u vlerësua më shumë pas vdekjes?5. Cilat janë arsyet që e bëjnë Euripidin një nga tragjedianët më të mëdhenj të të gjitha kohërave?6. Çfarë shënon novatorizmi i Euripidit në krahasim me Eskilin dhe Sofokliun? Analizoni mjetet e reja skenike të përdorura nga autori.7. Ç’peshë i dha tragjedisë dhe artit skenik ndërfutja e duetit gjatë interpretimeve aktoriale?8. Shpjegoni pse Euripidin e quanin filozofi i skenës.9. Renditni disa personazhe femra që zënë vend qendror në veprat e tij.10. Pse themi që Euripidi krijoi dramën psikologjike? 11. Diskutoni mbi karakteristikat që i japin thjeshtësi veprës së Euripidit.97

