Page 101 - Demo
P. 101


                                    99Zhvillimi i qëndrueshëm është bazuar edhe në vlerat e reja universale, siç janë: përgjegjshmëria dhe pjesëmarrja e gjerë në çështjen e kujdesit për mjedisin.Qëllimi i zhvillimit të qëndrueshëm është të krijojë modele të qëndrueshme në tri aspekte të veprimtarisë njerëzore: ekonomik, social dhe ekologjik. Kohët e fundit është shtuar dhe elementi i trashëgimisë kulturore (mjedisit kulturor). Energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëmEnergjia dhe mjedisi janë faktorë thelbësorë të zhvillimit të qëndrueshëm. Energjia është pjesë e të gjitha aktiviteteve njerëzore: ajo na siguron ngrohje për shtëpitë tona, vë në punë pajisjet e ndryshme, pa të cilat jeta jonë do të ishte më e mundimshme, vë në lëvizje automjetet etj. Energjia luan gjithashtu një rol qendror në zhvillimin e industrisë dhe të proceseve prodhuese në përgjithësi.Burimet e energjisë klasifikohen në dy grupe: burimet e energjisë së paripërtëritshme, si: lëndët djegëse organike (qymyri, gazi natyror dhe nafta) e energjia bërthamore, dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë, siç mund të jenë: energjia e ujit, erës, diellit, burimet gjeotermale etj. Zhvillimet e fundit teknologjike janë përqendruar pikërisht në këtë lloj energjie duke e parë atë si “shpëtim” për të ardhmen e burimeve të paripërtëritshme të planetit.Zhvillimi i tregut energjetik dhe veçanërisht ai i energjisë së ripërtëritshme po zë një rol kyç në botë dhe kjo mund të çojë njëkohësisht në stabilizimin e ekonomisë në nivel ndërkombëtar. Furnizimi i qëndrueshëm, efikas dhe bashkëkohor me energji mund të sigurojë zhvillimin e shpejtë të industrive të reja. Politikat evropiane për ruajtjen e mjedisitPolitikat evropiane për mjedisin janë hartuar që në fillim të viteve shtatëdhjetë dhe kanë si objektiva: ruajtjen, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit, mbrojtjen e shëndetit të njeriut, shfrytëzimin e kujdesshëm dhe racional të burimeve natyrore, shpalljen e masave ndaj problemeve mjedisore që prekin një rajon të caktuar ose botën mbarë dhe në veçanti luftën kundër ndryshimeve klimatike.Prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian për mjedisin janë: lufta kundër ndryshimit klimatik, ruajtja e biodiversitetit, administrimi i mbeturinave, reduktimi i pasojave të ndotjes për shëndetin dhe përdorimi i përgjegjshëm i burimeve natyrore. Këto janë harmonizuar me përpjekjet e BE-së për: ruajtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së qytetarëve të saj, duke ofruar ujë të pijshëm për përdorim të përditshëm; përmirësimin e cilësisë së ajrit; pakësimin e ndotjes akustike; reduktimin ose eliminimin e efekteve të dëmshme të kimikateve.Mjedisi
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105