Page 104 - Demo
P. 104


                                    102t Ligji “Për mbrojtjen e biodiversitetit” nr. 9587, datë 20.7.2006, i ndryshuar së fundi me ligjin nr. 68/2014, datë 3.7.2014. Ky ligj synon ruajtjen e shumëllojshmërisë së organizmave të gjallë të të gjitha llojeve, duke përfshirë, ndër të tjera, ekosistemet tokësore, detare dhe ekosistemet e tjera ujore, si dhe komplekset ekologjike ku ato bëjnë pjesë. t Ligji “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” nr. 10440, datë 7.7.2011. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i kërkesave, përgjegjësive, rregullave dhe procedurave për vlerësimin e ndikimeve të rëndësishme në mjedisin e Republikës së Shqipërisë, nga projektet e propozuara, private apo publike.t Ligji “Për zonat e mbrojtura”, ndryshuar me ligjin nr. 9868, datë 04.02.2008 \shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8906, të datës 6.6.2002, për zonat e mbrojtura\këtij ligji, “zona të mbrojtura” shpallen territore tokësore, ujore, detare e bregdetare të caktuara, me qëllim mbrojtjen e diversitetit biologjik, të pasurive natyrore dhe kulturore bashkëshoqëruese.t Ligji “Për mbrojtjen e faunës së egër”, nr. 10006, datë 23.10.2008, i ndryshuar. Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen, administrimin dhe kontrollin e faunës së egër. Kjo mbrojtje synon të ruajë llojet, popullatat, habitatet e tyre, rrugët e shtegtimit etj.t Ligji nr. 10253, datë 11.03. 2010 “Për gjuetinë” dhe ligji nr. 7/2014 “Për ndalimin e gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, më 30.01.2014 kanë si qëllim të përmirësojnë gjendjen e llojeve të faunës së egër, e cila është objekt gjuetie.Për të siguruar zbatimin e këtyre ligjeve dhe të ligjeve të tjera që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit, janë hartuar një numër aktesh nënligjore që plotësojnë bazën ligjore për elementet specifike të mbrojtjes së natyrës. Ligji për mbrojtjen e mjedisitLigji për mbrojtjen e mjedisit ka një rëndësi të veçantë në kontekstin shqiptar. Ligji ekzistues mban numrin 10431, datë 9.6.2011 dhe gjendet në faqen 3680 të Fletores zyrtare nr. 89.Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe përmirësimin e tij, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, në dobi të brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe sigurimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.Objektivat e mbrojtjes së mjedisit, të shprehur në nenin 3 të këtij ligji, janë: a) parandalimi, kontrolli dhe pakësimi i ndotjes së ujit, ajrit, tokës dhe ndotjeve të tjera të çdo lloji; b) ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i natyrës dhe i biodiversitetit; c) ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë mjedisore me pjesëmarrje publike; d) përdorimi i matur dhe racional i natyrës dhe i burimeve të saj; e) ruajtja dhe rehabilitimi i vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit natyror; f) mbrojtja dhe përmirësimi i kushteve të mjedisit; g) mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së jetës dhe shëndetit të njeriut.Mjedisi
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108