Page 109 - Demo
P. 109
107yŚŽŶ&͘<ĞŶĞĚŝŶƵĂƌ&ĂnjĞůŝKonsumatoripublik ose privat. Dy të tretat e të gjitha shpenzimeve në ekonomi bëhen nga konsumatorët. Por ata përbëjnë gjithashtu të vetmin grup të rëndësishëm në ekonomi që nuk është i organizuar në mënyrë efektive, mendimet e të cilit shpesh nuk dëgjohen”. Me kalimin e kohës, lëvizja e konsumatorëve në SHBA e zhvilloi vizionin e presidentit Kenedi duke formuluar tetë të drejta kryesore të konsumatorëve, të cilat po i renditim më poshtë:1. E drejta për përmbushjen e nevojave themelore.2. E drejta për siguri.3. E drejta për të qenë i informuar. 4. E drejta për të zgjedhur.5. E drejta për t’u dëgjuar.6. E drejta për rimbursim.7. E drejta për edukimin e konsumatorit. 8. E drejta për një mjedis të shëndetshëm. Përgjegjësitë dhe detyrimet e konsumatoritNë vitin 1980, Anuar Fazeli (Anwar Fazal), një aktivist i shquar i shoqërisë civile, mbrojti idenë se është e rëndësishme që, krahas të drejtave të klientëve, të përcaktohen dhe përgjegjësitë/detyrimet e tyre. Kjo është një çështje e rëndësishme për shumë organizata klientësh sot. Kështu, sipas Fazelit, klientët duhet:1. të vlerësojnë me kujdes cilësinë e të mirave materiale dhe shërbimeve;2. të luajnë një rol aktiv për të siguruar një marrëveshje të drejtë;3. të mbajnë përgjegjësi shoqërore për mënyrën si veprimet e tyre ndikojnë te qytetarët e tjerë, te grupet e pafavorizuara të komunitetit dhe në realitetin ekonomik dhe shoqëror;4. të mbajnë përgjegjësi ekologjike për të kuptuar pasojat ekologjike të konsumimit;5. të veprojnë me solidaritet, duke u organizuar si konsumatorë, për të mbështetur dhe mbrojtur të drejtat e tyre. Të drejtat e konsumatorit sipas legjislacionit shqiptarNë Shqipëri, ligji më i fundit që trajton mbrojtjen e konsumatorit është ligji nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit”, i cili është ndryshuar me ligjin nr. 10444 datë 14.7.2011 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”. Qëllimi i ligjit për mbrojtjen e konsumatorit është mbrojtja e interesave të konsumatorëve në treg, si dhe përcaktimi i rregullave dhe ngritja e institucioneve përkatëse. Ky ligj përfshin të gjitha llojet e marrëdhënieve ndërmjet tregtarëve dhe konsumatorëve, që kanë të bëjnë me mallrat e konsumatorëve apo me shërbimet që iu ofrohen konsumatorëve.

